E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, talenti i vitit në Norvegji

Talenti kosovar, Valon Berisha është zgjedhur talenti i vitit 2011 në Norvegji nga televizioni TV 2.

Këtë epitet 18 vjeçari e ka marrë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me skuadrën e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez. Ai përveç çmimit është shpërblyer edhe me 50 mijë dollarë.

Berisha, në mes të këtij muaj, debutoi edhe me Kombëtaren A të Norvegjisë. Ai llogaritet si njëri ndër talentët më të mëdhenj në këtë vend, derisa shumë klube të mëdha tashmë ia kanë vënë syrin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›