Meidani: Gjuha politike, e turpshme!
Deklaratat e fundit politike të kreut të mazhorancës dhe mënyra se si po "luhet" politika muajt e fundit, cilësohen si të turpshme nga ana e ish-kreut të shtetit, Rexhep Meidanit. Në një prononcim për median, ai theu dje heshtjen, duke komentuar çështjen e hapjes së kutive të votimit dhe ultimatumin e vendosur nga Partia Socialiste. Meidani shprehet hapur në mbështetje të hapjes së kutive të votimit.
Në vlerësimin e ish-presidentit, transparenca është e pëlqyer në çdo kuptim, përfshi dhe atë të kutive, duke e vlerësuar si proces shumë normal. "Për çdo qytetar do pëlqehej transparenca, pra në konceptimin e gjerë të transparencës, transparenca për çdo proces, përfshi edhe transparencën për procesin zgjedhor", theksoi Meidani. Në konceptin e gjerë të transparencës, vijoi ai, edhe hapja e kutive është një proces fare normal i lidhur me detyrimin që ka politika, Parlamenti dhe çdo institucion tjetër për t‘iu përgjigjur interesave të publikut apo çdo formacioni politik, që në këtë rast është Partia Socialiste.
Meidani është ndalur edhe tek ultimatumi i vendosur nga Partia Socialiste për mazhorancën dhe reagimin e kësaj të fundit përmes Kryeministrit Sali Berisha.
"Natyrisht që kjo është e turpshme. Nuk është një gjuhë që duhet të përdoret nga institucionet politike ose partiake dhe është një turp për shqiptarët. Veç kësaj, unë mund t‘i përgjigjem vetëm me refuzimin për të vazhduar edhe diskutimin për një gjë të tillë", tha Meidani.
Reagimi i ish-kreut të shtetit në vitet 1997-2002, vjen pas prononcimit publik të pasardhësve të tij në këtë detyrë, përkatësisht ish-presidentit Alfred Moisiu dhe Bamir Topit. Në analizën e Moisiut, zgjidhjen e kanë në dorë dy forcat më të mëdha politike, duke garantuar konsensus. Si zgjidhje të vetme, Moisiu shikon mbledhjen e tryezave partiake, duke mos preferuar ta përziejë Presidentin Topi në këtë amulli kokëfortësie që është përfshirë e djathta dhe e majta. "Duhet që partitë të ulen dhe të bisedojnë për të zgjidhur krizën", u shpreh Moisiu. I takon qeverisë, theksoi ai, të lëshojë pe. Sipas tij, ka ardhur koha që shqiptarët të kenë një klimë politike të stabilizuar, pasi Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha dhe historike drejt integrimit.
Idenë e mbledhjes së tryezës së bisedimeve e ka hedhur më parë edhe themeluesi dhe drejtuesi veteran i Partisë Republikane, Sabri Godo. "Pavarësisht se në plan të parë duken të papajtueshëm në qëndrimet e tyre në lidhje me çështjet që janë në diskutim, politika ka rrugë të shumta dhe koha ka provuar se flitet gjithmonë ballas, edhe nëse nuk arrihet në ndonjë përfundim", tha Godo. Sipas tij, të përdorësh qetësinë dhe tolerancën është më mirë se të përdorësh duart.