Vllaznia e Tirana, virtualisht e pamundur të vërtetohen trukimet
Akuzat për trukim ndeshjesh ndaj Vllaznisë dhe Tiranës janë thuajse të pamundura për t‘u vërtetuar. Dy klubet më të mëdha shqiptare ishin në listën me pesë skuadra, për të cilat UEFA ka dyshime se kanë manipuluar shtatë ndeshje në këtë edicion të kupave të Europës. Në hetimet e Prokurorisë së Bokumit, nga ku shpërtheu ai që u quajt "skandali më i madh në kontinent" dhe ato të Interpolit po shqyrtohen faktet e dy ndeshjeve që shkodranët luajtën në turin e dytë të Ligës së Europës me Rapidin e Vjenës (ku humbën 5-0 dhe 3-0), si edhe disfata 4-0 e Tiranës në fushën e norvegjezëve të Stabaek. Deri më tani, drejtuesit e skuadrave shqiptare kanë mohuar kategorikisht çdo lloj implikimi në fiksimin e rezultateve të ndeshjeve, e janë shprehur të hapur për të paraqitur versionin e tyre të fakteve në hetime. Megjithatë, sipas Deklan Hill, gazetarit investigativ kanadez, i cili ka dhënë i pari alarmin për bastet që ndikojnë në rezultatin e ndeshjeve, dyshimet e bëra publike nga UEFA rrezikojnë mos të konfirmohen. Kjo, sepse arma më e fortë në zbulimin e ndeshjeve të trukuara janë të penduarit, ose dëshmitarët që mund të japin fakte të pakundërshtueshme. Kësaj i shtohen edhe deklaratat nga Rapidi dhe Stabaeku, të cilat nuk kanë vënë re asgjë të dyshimtë në ndeshjet me Tiranën dhe Vllazninë. Lojtarët dhe drejtuesit e klubit austriak kanë theksuar se në fitoren e tyre me rezultatin e përgjithshëm 8-0 nuk ndodhi asgjë e veçantë, madje ata mund të kishin shënuar edhe më shumë gola. Të njëjtat pohime kanë ardhur edhe nga norvegjezët, për fitoren me bardheblutë, që në sfidën e kthimit ishin të përgjysmuar nga mungesat. Hill, autori i librit "The fix", i publikuar vetëm një vit përpara skandalit, i cili është shtrirë në 17 shtete në "Kontinentin e Vjetër" paralajmëroi për "cunamin e ndeshjeve të fiksuara nga kriminelët aziatikë në Europë. Edhe aktivitetet më të rëndësishme të futbollit rrezikohen". Njeriu që kishte akuzuar se katër ndeshje në Kupën e Botës 2006 ishin të dyshimta, beson se është shumë e vështirë që të vërtetohen ndeshjet e manipuluara. "Është thuajse e pamundur që të gjesh prova për trukime, në momentin kur askush nuk e pranon hapur atë që ka ndodhur. Janë të rralla rastet kur të gjithë lojtarët janë të përfshirë, mjafton të korruptosh disa lojtarë kyç, si portieri apo sulmuesi më i mirë", shkruante ai.
Champions
Tirana ishte skuadra e parë, emri i së cilës u publikua në hetimet për trukim ndeshjesh në Champions. Por, tashmë listës i është shtuar edhe FC Kopenhagen, klubi i mirënjohur danez. Ata akuzohen se kanë manipuluar ndeshjen "play-off" me APOEL Nikosian, e Altin Haxhit, e vlefshme për një vend në fazën finale të grupeve. Kopenhagen fitoi 1-0 në fushën e saj dhe humbi 3-1 në Nikosia, ndërsa mbrojtësi shqiptar mungoi në ndeshjen e kthimit, për shkak të kartonit të kuq të Danimarkë. Lajmi u konfirmua nga avokati Burkhard Beneken, pas një takimi pune që zhvilloi me prokurorët e Bokumit. Ai deklaroi: "FC Kopenhagen do të trajtohet si një skuadër e dyshuar".