E Diel, 1 Nëntor 2026

21 vjetori i PD-se/Berisha Pavaresia pa demokraci eshte skllaveri

Pavaresia pa demokraci de fakto nuk eshte Pavaresi. Viti 90 do te mbetet ne kujtesen e shqiptareve si viti i mrekullive te ketij vendi

Kryeministri Sali Berisha njekohesisht dhe kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ne fjalimin e mbajtur para simpatizanteve anetareve dhe themeluesve te PD-se ne 21-vjetorin e themelimit te saj ne Pallatin e Kongreseve deklaroi se themelimi i kesaj force politike eshte nje nga ngjarjet me te shenuara te pas shpalljes se pavaresise. Ai theksoi se te gjithe ne duhet te jemi te lumtur qe 100-vjetorin e pavaresise do ta festojme te lire dhe si nje vend demokratik pasi pavaresia pa demokraci nuk do te kishte asnje vlere. Pavaresia pa demokraci lsquode fakto nuk eshte pavaresi. Viti lsquo90 do te mbetet ne kujtesen e shqiptareve si viti i mrekullive te ketij vendi -u shpreh kreu i qeverise. Ne vijim te fjales se tij ai ka bere edhe nje retrospektive nder vite duke sjelle ne vemendjen e te gjitheve ate qe ai e quajti diktatura me e eger ne lindje. Ndersa nuk la pa permendur edhe kembenguljen dhe deshiren e madhe te popullit shqiptar si dhe te miqve evropiane ne rrugen progresiste te Shqiperise. Sot eshte 21-vjetori i krijimit te Partise Demokratike i partise se pare opozitare ne vend i partise se pare te progresit. Viti lsquo90 do te mbetet ne kujtese si viti i mrekullive te Shqiperise. 21 vjet me pare ishim te vetmit ne bote me liri themelore dhe besim fetar te ndaluar. Regjimi komunist hoxhian ishte me i egri pas atij te Bashkimit Sovjetik. Studentet me ne krye tribunen e lirise Azem Hajdari gjunjezuan diktaturen komuniste themeluan pluralizmin politik. Ne festojme ditelindjen e lirive individuale shqiptaret e provuan se pavaresia pa demokraci lsquode fakto nuk eshte pavaresi. Pluralizmi dhe pavaresia jane dy faqe te ndritura te historise tone. Ne festojme si vend i votes se lirefjales se lire respektimit te te drejtave te njeriut si vend i institucioneve ligjore. Perparesi e PD-se eshte dhe do te vazhdoje te jete sigurimi dhe garantimi i lirise se qytetareve. Diktatura hoxhiste mori qindra e mijera jete. Viti lsquo90 krahas te tjerave eshte dhe viti i lindjes se ekonomise se lire te tregut - tha ai. Me tej Kryeministri theksoi se pergjate ketyre 21 vjeteve Shqiperia ka hapur nje faqe te re historike duke realizuar progres te madh ne zhvillimin e vendit dhe te mire integruar ne aleancat me te rendesishme ne Evrope - vijoi me tej kreu i qeverise. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se prioritet i shekullit per cdo shqiptar do te jete integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Sot ne nuk jemi nder vendet e pasura por jemi vend me ekonomi te qendrueshme. Ne 21 vjet te ardhurat per fryme jane rritur 40 here eksportet jane dyfishuar cdo dy vjet potencialet natyrore kane terhequr turiste nga e gjithe bota jane rritur rrogat dhe pensionet eshte transformuar infrastruktura. Vende te reja pune per shqiptaret dhe kryesisht per te rinjte do te mbeten prioritet i vendit. 1990-ta eshte viti i permbysjes se diktatures me rruge paqesore. Diktatura hoxhiste e Ramiz Alise deshmoi se kishin prehur hanxharet ndaj cdo perpjekje per te shtypur pushtetin e tyre. Klika hoxhiste u zhduk ne bunkeret e tyre. PD-ja e deshmoi veten si parti e vlerave te paqes. PD-ja ka qene dhe mbetet parti e dialogut besimit konsensusit ne dobi te interesave te kombit. PD-ja eshte forca e pare politike ne lindje qe shpalli si prioritet anetaresimin ne Evrope. Sot Shqiperia eshte anetare e NATO-s levizim pa viza dhe integrimi i vendit ne BE do te jete projekti i shekullit per cdo shqiptar - tha Kryeministri Berisha. Ne vijim te fjalimit te tij kujtoi edhe arritjet e vendit gjate ketyre 21 viteve per sa i takon rritjes ekonomike te vendit e cila arriti te triumfoje edhe perballe krizes ekonomike qe perfshiu mbare boten.

Kryeministri ne gjendje te mire shendetesore problemi nga lodhja

Kryeministri Sali Berisha gjate fjalimit te tij ne Pallatin e Kongreseve pati nje moment dobesie. Burime prane kreut te qeverise konfirmuan per mediat se Kryeministri e kaloi turbulliren qe pesoi teksa ishte duke mbajtur fjalimin e gjate i treti vetem per diten e djeshme pas atij ne Grupin Parlamentar te PD-se dhe ne mbledhjen e pare te Komisionit Shteteror per organizimin e veprimtarive festive per Vitin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Axhenda e ngjeshur qe Kryeministri kishte dje me nje mori takimesh zyrtare dhe fjalimesh mendohet te kete shkaktuar perkeqesimin momental gjate ceremonise por tani ai eshte ne gjendje te permiresuar. Kryeministri Berisha eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi nje kafe me miq dhe te ftuar dhe me pas u kthye ne apartamentin e tij - behet e ditur nga zyra per shtyp e Kryeministrise. Por vetem pak minuta pas largimit te Kryeministrit Berisha ka qene Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ka dale para te pranishmeve dhe ka deklaruar se gjendja e Kryeministrit eshte e mire dhe se ai pati nje gjendje marrje mendsh per shkak te nje gjendje virale gripale.

Topi mungon ne 21-vjetorin e PD-se

Kreu i shtetit Bamir Topi nuk ka marre pjese ne ceremonine festive te 21-vjetorit te themelimit te Partise Demokratike. Burime prane PD-se kane theksuar se kreu i shtetit ka refuzuar te marre pjese ne kremtimet qe u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane me rastin e 21-vjetorit te themelimit te Partise Demokratike forca e pare politike opozitare ne Shqiperi. Nje nga arsyet e refuzimit te fteses per festen e 21-vjetorit te PD-se mund te jete edhe vizita e tij ne Katar. Presidenti qe do te lere mandatin vitin e ardhshem me heret ishte nenkryetar i PD-se dhe kryetar i Grupit Parlamentar te PD-se. Ai u zgjodh ne krye te shtetit permes nje votimi te veshtire ku per shkak se me 2007 ne Kuvend kerkoheshin 84 vota vec votave te mazhorances u perfshine dhe gjashte deputete te Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›