Mazhoranca i jep OK-in Bujar Leskajt per KLSH-ne

Ne mbledhjen e grupit parlamentar Berisha ka bere nje permbledhje te vizites se tij ne France Berisha Bllokimi i Parlamentit nga opozita rast unik ne Evrope
Kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se diten e djeshme ka deklaruar se mazhoranca do te mbeshtese kandidaturen e Bujar Leskajt per kreun e Keshillit te Larte te Shtetit KLSH. Kjo kandidature eshte propozuar nga Presidenti Bamir Topi. Sipas Berishes vendimi per mbeshtetjen e dekretit te kreut te shtetit eshte nje menyre per te mos krijuar krize per institucionin e KLSH-se.
Pranimi nga ana e mazhorances e Bujar Leskajt vjen pas rrezimit te kandidatures se pare asaj te Sali Shehut. Ky i fundit u cilesua si papershtatshem per te ushtruar nje funksion te tille. Nje nga arsyet e refuzimit ishte se Sali Shehu nuk i plotesonte kriteret ligjore per te drejtuar ne shtate vitet e ardhshme KLSH-ne. Nder te tjera ai eshte ende anetar i Partise Demokratike dhe sipas ligjit per KLSH-ne kreu i ketij institucioni nuk duhet te jete i angazhuar politikisht argumentuan koleget e tij demokrate ne Komisionin e Ekonomise. Ndersa argumenti i trete i mazhorances ishte se Presidenti nuk ishte konsultuar me pare me Kuvendin per kete kandidature.
Gjate mbledhjes se grupit Kryeministri informoi deputetet demokrate per viziten e tij zyrtare ne France dhe per Kongresin e Partive Popullore Evropiane PPE qe u mbajt ne Marseje ne datat 8 dhe 9 dhjetor. Shefi i qeverise e cilesoi viziten ne Paris si te suksesshme. Gjate kesaj vizite zyrtare Berisha pati mundesi te takohej me Kryeministrin Fransua Fijon si dhe ministrin e Industrise dhe Energjise Erik Beson te cilet i falenderoi per mbeshtetjen e fuqishme qe Franca i ka dhene Shqiperise ne procesin e liberalizimit te vizave dhe ne rrugen e integrimit euroatlantik dhe evropian. Per qeverine time ky proces eshte dhe do te mbetet teresisht i bazuar ne merite. Qeveria shqiptare do beje gjithcka ka ne dore per te permbushur me seriozitetin me te madh te gjitha kerkesat normat standardet praktikat e domosdoshme per procesin e integrimit - tha Kryeministri para deputeteve te djathte. Me tej ai vijoi Vura ne dijeni Kryeministrin dhe ministrin e Industrise dhe Energjetikes per bllokimin qe i beri opozita shqiptare dy vjet Parlamentit si nje rast unik ne Evrope ashtu sikunder e informova edhe per zhvillimet aktuale. Opozita ka krijuar komisionet dhe po zhvillon nje veprimtari normale.
Kreu i mazhorances e vleresoi si shume te rendesishme interesin e kompanive franceze per te investuar ne Shqiperi duke permendur Carefour-in. Sipas qeverise franceze klima per investime ne Shqiperi eshte shume pozitive dhe e favorshme. Berisha gjithashtu informoi deputetet edhe per takimin me ministrin e Energjetikes duke theksuar interesimin per sektorin e energjise se rinovueshme.