PD parti e hapur e dialogut e gatshme per kompromis
Ndryshe nga heret e tjera fjalimi i kryeministrit Berisha ka qene jo shume entuziast e kjo varet ndoshta dhe nga gjendja shendetesore. Por ne diskutimin e tij Berisha u shpreh se PD-ja eshte nje parti e hapur. Ne 21 vite Partia Demokratike e Shqiperise e deshmoi veten si parti e vlerave te paqes tolerances mirekuptimit. Ne keto 21 vite te jetes se saj politike Partia e idealeve te dhjetorit dhe ne koherat me te veshtira te saj kur anetaret simpatizantet e saj u ekzekutuan nga falangat e krimit shteteror qendroi e pamposhtur ne vlerat ne paqes mirekuptimit tolerances tha Kryeministri. Ne te njejten kohe ai shtoi se une jam sot ketu per te garantuar shqiptaret se Partia Demokratike ka qene dhe mbetet parti e hapur e dialogut debatit mirekuptimit e respektit dhe e gatshme per kompromis ne interesin me te mire te vendit dhe te kombit. Me tej ai theksoi se Partia Demokratike e Shqiperise vjen ne kete pervjetor me e vendosur se kurre per te bere gjithcka per integrimin e vendit ne BE. Ne besojme se ky proces i ben shqiptaret me te lire me te begate me te sigurt eshte i parikthyeshem eshte dhe do mbetet projekti i ketij shekulli per cdo shqiptar.