Meidani: Rama ti japë fund grevës. Kutitë në rrugë institucionale
Ish Presidenti i Republikës Rexhep Meidani i kërkon Edi Ramës të gjejë kurajo për ti dhënë fund grevës së urisë së deputetëve socialistë dhe mbështetësve të majtë. Në një intervistë në emisionin "Studio e Hapur" te Eni Vasilit, ai tha se greva e arriti njërin qëllim të saj, atë të ndjeshmërisë së qytetarëve për institucionin e votës së lirë.
• Intervista e zotit Meidani në "Studio e Hapur"
• Lohan: Partitë, dialog në Parlament
"Ka një kufi dhe në gjykimin tim ky kufi është tejkaluar. PS duhet të ndërmarrë vendimin e duhur për ndalimin e kësaj greve sepse realizoi një nga synimet kryesore dhe natyrisht të vijojë pastaj atë proces diskutimi me forcat e tjera politike për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe për të gjetur përgjegjësitë në procesin zgjedhor të mëparshëm", tha Rexhep Meidani, ish-President i Republikes.
Zoti Meidani nuk e sheh zgjidhjen tek Komisioni i Venecias, por tek komisioni hetimor parlamentare. Do të kisha ndërhyrë para se situata të vinte në këtë pikë thotë zoti Meidani, i pyetur se si do të vepronte nëse do të ishte president. Por ai thekson se ndryshimet e bëra në Kushtetutë në 2008, ia kanë hequr fuqinë presidentit për të ndikuar mbi politikën.
"Një president që në procesin e zgjedhjes ka një kuorum të lartë, për tu zgjedhur natyrisht zëri i tij do të ishte një zë kërcënues për forcat politike. Sot presidenti as këtë mekanizëm të fortë të doreheqjes nuk e ka efektiv sepse me këtë amendim kushtetues cdo shumicë parlamentare mund të zgjedh presidentin", vijoi Meidani.
Zhvillimet brenda së majtës sipas ish presidentit kanë fuqizuar kryetarin por kanë dëmtuar partinë në planin ndërkombëtar. Sipas tij një bojkot i zgjedhjeve të ardhshme do të ishte një katastrofë për Partine Socialiste. "Do të ishte një katastrofë për PS dhe të ardhmen e saj", tha ai.
I pyetur se a është sot demokratike Partia Socialiste, zoti Meidani përgjigjet: "Ndjej që ka probleme, përsa i përket konceptit të kolegjialitetit. Në gjykimin tim forca e kësaj partie vite më parë ishte kolegjialiteti, nuk kishte vendim kryetarësh, por forumesh. Në ndijimet e mia që mund të jenë jo të plota, është prekur deri diku kolegjialiteti".
Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 19 maj 2010 ) < I mëparshmi