Imeraj: "Berisha, përballu me 20 paditë"
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste reagon pas akuzave të kryeministrit Sali Berisha duke i bërë thirrje atij tu shpjegojë shqiptarëve pse ra tuneli i Kalimashit dhe sa duhet të paguajnë?! “Lëri akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën, bëhu një herë burrë e ik në prokurori e gjykatë ku të presin 20 padi. Thuaju shqiptarëve pse ua more tokat banorëve të bregdetit nga Velipoja në Konispol dhe çfarë lidhje ka familja jote me to e me mijëra hektarë koncesione për TEC-e e fabrika çimentosh. Lëri akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën dhe dërgo në gjykatë e prokurori ministrin tënd, Fatmir Mediu, mbi të cilin rëndojnë ende 26 jetë të pafajshme të humbura në shpërthimin e korrupsionit në Gërdec”, - tha zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj. Ajo i bëri më tej thirrje Berishës të mos fshihet prapa imunitetit njësoj si Lulëzim Basha, por të përballet me drejtësinë.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009