“Kur të largohem unë nga politika Argita do të jetë 72 vjeçe"
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha nuk e ka në plan të largohet nga politika dhe për shumë vite të tjera. I pyetur për çështjen e pasardhësit të tij në krye të Partisë Demokratike, Berisha tha se “është keqkuptuar teksa po shikoja në media se thuhej që do lë trashëgimtar në krye të partisë. Argitës i bie të jetë 72 vjeçe kur të largohem unë nga politika. Për trashëgimi ta harrojë që mund të ketë”. Sali Berisha ka deklaruar më tej se parimi “një anëtar, një votë” përdoret në kohë krizash për një parti politike. “Nuk është një ligj i prerë dhe nuk shton ndonjë vlerë zbatimi”,- tha Berisha. Ky i fundit ripërsëriti se largohet nga politika dhe partia kur sovrani ti thotë se është pakicë. I pyetur për ftesën që i bëri Ramës në Kuvendin e PD, ai tha se “ishte një shenjë respekti. Disponibiliteti për bashkëpunimin me opozitën është i plotë dhe total për të garantuar liritë dhe të drejtat e opozitës”. “Le të vijë zoti Rama dhe ta shkruajë që në zgjedhjet e ardhshme, pas vendimit të gjykatës mund të hapen kutitë”,- theksoi Berisha. Sipas tij, nëse diçka e tillë do të bëhet, demokracia do të futej në një mekanizëm të rrezikshëm.
“Së bashku me LSI edhe më 2013”
Koalicioni i ri qeverisës do të jetë afatgjatë. Të paktën kështu parashikon kryeministri Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e djeshëm demokrat ai u shpreh i vendosur për bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila, sipas tij, ka si shtyllë kryesore integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. “Ne jemi te vendosur të ecim së bashku në zgjedhjet e vitit 2012, ne zgjedhjet e 2013, madje të ecim së bashku në zgjedhjet e 2024”, - tha Berisha.
“Bojkotim, mund të qeverisim edhe me 75 vota”
Mungesa e opozitës në Kuvend nuk mund të sjellë asnjë vakuum ligjor. Kështu ka pohuar Kryeministri Sali Berisha i pyetur për mungesën e opozitës në Kuvend. Sipas tij, një mazhorancë mund të qeverisë për shume vite edhe me votat e 75 deputetëve, ndërsa shtoi se Qeveria i ka të gjitha mundësitë për të arritur nëpërmjet procedimeve anësore, qëllimet e saj. “Kjo situatë nuk është e pazgjidhshme, pasi me anë të akteve mund të kalojnë një sërë çështjesh, të cilat kanë nevojë për tre të pestat në Kuvend”, - tha Berisha. Kryeministri theksoi se është detyruar që të bëjë kompromise gjatë karrierës së tij për interesa madhore dhe asnjëherë për qëllime personale. Duke folur për Kuvendin e PD-së, Berisha theksoi se kandidon i vetëm për postin e kreut të PD-së, pasi në kushtet në të cilat ndodhet partia dhe fitimtari është i sigurt, sfida për ndonjë kandidat tjetër është shumë e vështirë. “Megjithatë, statusi i partisë i jep mundësi dhe liri të plotë çdo kandidati që të sfidojë kreun e saj”, - tha Berisha, i cili e komentoi parimin një anëtar, një votë si të zbatueshëm kryesisht në momente dëshpërimi dhe krizash.
Topalli: "Rama ka zaptuar PS-në siç zapton rrugët për pallate"
Kryetarja e Kuvendit njëkohësisht nënkryetarja e Partisë Demokratike ka hapur dje punimet e kuvendit të demokratëve. Gjatë fjalës së saj, Topalli përshëndeti përpjekjet ndër vite të Partisë Demokratike që, siç theksoi ajo, ka ditur ta udhëheqë vendin në rrugën e duhur nën drejtimin e Sali Berishës. “Shqiptarët na thanë na drejtoni dhe i drejtuam. Shqiptarët na thanë na drejtoni me zotin Sali Berisha më 8 dhjetor 1990, na thanë na drejtoni edhe më 28 qershor”, - u shpreh Topalli. Në fjalën e saj Topalli, pasi foli për sukseset e mazhorancës gjatë katër viteve të kaluara, ku vendi u transformua, tha se mandati i ri i fituar pas zgjedhjeve të lira e të ndershme të 28 Qershorit, do të jetë mandati i liberalizimit të vizave dhe thellimit të reformave në vend. “Ne fituam, sepse ne ishim të vërtetë. Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të shndërrojë këtë vend në tokën e premtuar. Nuk ka më banda. Aldo Baret janë në burg. Prandaj fituam. Mësuesit kanë dinjitet. Ata kanë rroga të merituara. Prandaj fituam. Sot, Shqipëria është vendi i taksave më të ulëta në Evropë. Prandaj fituam. Luftuam korrupsionin, e kursyem çdo vit 1.5 miliard $ . Prandaj fituam. Sot, buxheti u bë 2 herë më i madh. 20% e GDP shkoi në investime. Rrugët e qyteteve e të vendit u ndërtuan. Berisha bëri Rrugën e Kombit. Imazhi i vendit u përmirësua”, - tha ajo. Duke u ndalur tek zgjedhjet e 28 Qershorit, kryetarja aktuale e Parlamentit sulmoi kreun e PS-së. Sipas saj, Edi Rama është fatkeqësia e PS-së. “Vetëm një person nuk do të pranojë se ka humbur. Nuk pranon 28 Qershorin. Ashtu siç nuk pranon 8 dhjetorin 90. Nuk duron që nuk është në pushtet. Nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të lira. Ai nuk pranon themelin e sistemit demokratik. Në fakt, ai nuk është PS-ja. Ai e ka zaptuar PS-në, siç zapton rrugët për pallate. Ai nuk është PS-ja”, - tha ajo. Topalli iu rikthye dhe festës së 8 Dhjetorit duke theksuar se gjysmë milionë shqiptarë festuan ditën që ndau epokat, ditën që rrëzoi murin e çmendurisë puniste, ditën që rigjetëm Yllin Polar, e shikuam drejt tokës së premtuar.
“Ajo që lindi më 8 dhjetor 90 u formëzua më 12 dhjetor 90. Sot partia jonë është një parti e re, 19 vjeçe. Një parti gjithnjë me ide të reja, PD është parti e së ardhmes. Rruga jonë nuk ishte e lehtë. Ju qëndruat në ditë të vështira. Ju ruajtët e çuat para aspiratën evropiane, ADN e kombit Tonë, të partisë sonë. Kjo parti, besnike e vlerave të 90-ës, parti që ktheu në realitet ëndrrën e një populli që kurrë nuk kishte provuar lirinë, e transformoi Shqipërinë”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009