Kuvendi i PD-së Berisha: "Prioritetet tona, luftë kundër mafies dhe varfërisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Demokratike ka mbledhur dje Kuvendin IX Kombëtar të saj ku janë zgjedhur dhe strukturat drejtuese. Gjatë fjalës përshëndetëse në këtë kongres, kreu i demokratëve, njëkohësisht Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vlerësuar partinë që drejton si arkitekten e Shqipërisë evropiane. Kreu i Qeverisë ka theksuar arritjet e deritanishme duke veçuar zgjedhjet e 28 Qershorit që i konsideroi si më të lirat dhe më të ndershmet, të zhvilluara ndonjëherë. Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se opozita është e mirëpritur për reformat e mëdha, por në emër të pasionit për lirinë nuk do të lejohet kurrë që një grup njerëzish të nëpërkëmbin votën e lirë të shqiptarëve. Ndërsa theksoi se liria është pasioni i PD-së, Berisha garantoi opozitën se do të ketë hapësirën më të madhe, respektin më të thellë në misionin e saj. Kryeministri vuri theksin dhe tek prioritetet e së ardhmes, ndërsa pohoi se mazhoranca do ti japë përgjigjen e duhur mafies, e cila po grabit përditë pasuritë e këtij vendi. Një tjetër prioritet i Berishës ishte lufta kundër varfërisë dhe mjerimit. Kreu i Qeverisë premtoi se brenda dy vjetësh nuk do të ketë më mjerim në vend.
Deklarata
Kreu i Qeverisë ka përshëndetur dje punimet e Kuvendit IX të PD-së. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë anëtarët demokratë, por dhe mbështetësit e PD-së. Berisha pohoi gjithashtu se do të votoheshin drejtuesit e rinj demokratë, të cilët do të jenë dhe arkitektët e fitores së zgjedhjeve të 2011, 2013, por dhe arkitektët e Shqipërisë evropiane. Duke iu rikthyer historisë së krijimit të PD-së, Berisha pohoi se kjo parti në ditët e para të dhjetorit 90 nuk kishte mjete dhe njohuri për sistemin që do të ndërtonte, por kishte vetëm pasionin për lirinë dhe vendosmërinë për mbrojtjen e saj. Ishte pasioni ynë për lirinë, dashuria për lirinë, respekti ndaj saj që kanë bërë sot që ne, demokratët shqiptarë, të jemi të vetmit ndër vendet ish-komuniste që të festojmë rënien e murit të Berlinit në pushtet dhe ta festojmë atë më madhërishëm se kurrë, ta festojmë atë më fuqishëm se gjithë Evropa, ta festojmë atë me gjysmë milioni shqiptarë në sheshet e kryeqendrës së vendit. “Pasioni ynë për lirinë, garantimin e saj, bëri që ne të ulemi sot në këtë sallë me ballin lart, para çdo qytetari shqiptar, para çdo qytetari të Evropës dhe të botës, duke i besuar lirisë dhe vlerave të saj. Ne realizuam në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo përbën krenarinë tonë. Ne përmbushëm një nga misionet tona historike”, - tha ai. Berisha ftoi më tej opozitën që të bëhet pjesë e reformave të mëdha, ndërsa e garantoi opozitën se do të ketë hapësirën më të madhe, respektin më të thellë, në misionin e saj. “Sikundër i ofroj në emër tuaj frymën e bashkëpunimit, të mirëkuptimit për reformat e mëdha, por nga ana tjetër, e paralajmëroj se pasioni im për lirinë nuk do të pranojë kurrë që një grusht pinjollësh të bllokut, të mund të nëpërkëmbin vullnetin e lirisë, vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë”, - tha ai. Berisha vlerësoi më tej anëtarët e PD-së, të cilët rrëzuan sipas tij, murin e Berlinit, nuk u mboshtën nga rebelimi i 97, por siguruan dhe fitoren më 2005. Ai renditi më tej reformat e qeverisë duke vënë theksin tek buxheti social, rritja e pagave pensioneve, çka premtoi se do ta bëjë përsëri më 2010. “Jeta, siguria e jetës tuaj, pronës suaj, veprimtarisë suaj, do të jetë një nga përparësitë më madhore të kësaj qeverisjeje. Ne këtë zotim solemn nisëm ta shndërrojmë, ta vazhdojmë dhe ta konsolidojmë çdo ditë e më shumë. Një betejë e madhe na pret dhe kjo është beteja me mafien, me më të pashpirtën, me më shpirtkazmën, me më të rrezikshmen. Ndaj edhe qëndrojmë këtu më të vendosur se kurrë për ti rezervuar asaj darët dhe gërshërët e ligjit, kudo që ndodhet”, - tha ai, ndërsa shtoi se nuk do të ketë aspak tolerancë në këtë drejtim. Berisha theksoi dhe investimet në rrugë, por dhe në arsim e shëndetësi.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009