E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Gërdeci, nuk lejojme presion antikushtetues

 

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kritikuar sot zvarritjen e hetimeve në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Rama foli me tone te ashpra se ‘Berisha, Topalli dhe Mediu, ta harrojnë të hedhin në erë hetimet pasi hodhën në erë njerëzit e pafajshëm’. Zbardhja deri në fund e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit ëhstë një e vërtetë pa të cilën nuk ka Shqipëri demokratike dhe evropiane. Ai tha se opozita nuk ka ushtruar shumë presion pasi beson të një politikë e re e respektitpër pavarësinë e organeve të drejtësisë. “Por ne nuk mund të lejojmë në asnjë mënyrë që forcat qeveritare të përfitojnë nga politika jonë e re e ndarjes së qartë të pushteteve e të punëve mes politikës dhe drejtësisë, për të vazhduar avazin e vjetër të presionit antikushtetues e antiligjor mbi Prokurorinë e Republikës, me synimin e turpshëm pengimin e hetimeve për Gërdecin” –deklaroi Rama. Ndjekja e kësaj rruge është zgjehdur me vetëdije nga opozita shqiptare, pasi ‘kjo jep një shembull të ri të politikës shqiptare, duke e trajtuar Gërdecin jo si një rast për të nxjerrë përfitime politiketë çastit në kurriz të drejtësisë, po si një krim shtetëror që duhet zbardhur deëri në fund, vetëm përmes rrugës kushtetuese e ligjore të hetimit e të gjykimit të çdo fakti nga organet e pushtetit gjyqësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›