E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaf tepër i zhgënjyer nga humbja e Verder Bremenit

Stamboll - Trajneri Tomas Shaf ndjehet shumë i zhgënjyer nga humbja e Verder Bremenit në finalen e Kupës Uefa përballë Shakhtarit të Donetskut. Tekniku i skuadrës gjermane deklaron se shpërdorimet e rasteve të shumta ishin shkaqet kryesore të humbjes.

“Jam shumë i zhgënjyer nga loja e skuadrës sime. Humbën shumë topa, dhe kjo ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes. Krijuam edhe raste për shënim, por nuk i shfrytëzuam, dhe për këtë humbëm. Tani duhet të shohim përpara për finalen e kupës dhe ndeshjet e mbetura të kampionatit”, deklaron Tomas Shaf menjëherë pas përfundimit të takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›