Nen tiranine e zonave te mendimit
Zoti A. është një politikan i njohur i tranzicionit. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, ai ka qenë dhe ende mbetet i kudogjendur: në faltore, në ekrane, tituj gazetash, borde avionësh dhe fondacionesh, në kishë, xhami, teqe. Shkurt, kudo. Por këtu do të bëjmë fjalë për një detaj të jetës private të A. Për vendbanimin e tij. Siç mund ta merrni me mend, gjatë dhjetë vjetëve të fundit, edhe A, ashtu si shumica e kolegëve të tij, ka ndërruar banesë dhe jeton diku në ish-Bllok. Prej gati 15 vjetësh, itinerari i lëvizjeve të tij është kufizuar në trekëndëshin Bllok-‘Rogner‘-‘Sheraton‘ e, nganjëherë edhe në ‘Hotel Tirana‘.
Zoti N. është gjithashtu një personalitet i njohur. Ai i përket asaj pjese të shoqërisë, të cilën shumica jonë, disa duke ia ditur kuptimin dhe disa jo, e quajmë rëndom shoqëri civile. Drejton që prej kur shumica jonë nuk e mban mend, një OJQ të njohur, e cila është thirrur dhe vazhdon të thirret shpesh nga qeveritë për të konsultuar programet, projektet dhe nismat e tyre. Prej gati 15 vjetësh, edhe N. është vendosur me banim në ish-Bllok. Itinerari i lëvizjeve të tij, që prej 15 vjetësh është i njëjtë me atë të zotit A., me ndryshimin që frekuenton më shumë ‘Hotel Tirana‘, ku zakonisht organizohen veprimtaritë e zhurmshme të OJQ-ve të vendit.
Zoti Z. është një person gjithashtu i njohur. Një ‘star‘ i vërtetë i ekraneve dhe një firmë e kërkuar nga shtypi. Trajton në analizat e tij çështje nga më të ndryshmet: që nga gjeopolitika, deri te vjedhja e rërës në brigjet e lumenjve. I mirëpaguar si kolumnist gazetash, ndonëse jo në nivelin e dy të parave. Banor i ish-Bllokut prej gati një dekade dhe pak a shumë me të njëjtin ritual lëvizjesh.
Të tre personazhet e mësipërm janë njerëz të ditur, profesionistë kompetentë dhe qytetarë të respektuar. Por fjalën e kemi tjetërkund: te rituali i lëvizjeve të tyre, të kushtëzuara nga ambienti ku jetojnë.
2.
Në sociologji kjo dukuri quhet tirania e vendit. Kjo lloj tiranie ka të bëjë me kufizimin e jetës së njerëzve në vendin ku ata jetojnë ose thënë ndryshe, me pamundësinë e lëvizjes lirisht. Në perspektivë të gjerë, ky lloj kufizimi është përjetuar në historitë e vendeve të ndryshme si kufizimi i lëvizjes migruese. Ky kufizim ose kjo lloj tiranie ka prodhuar ato pasoja që dihen. Tirania e vendit, ka megjithatë, përthyerjet e saj individuale. Në këtë perspektivë, njerëzit i vuajnë pasojat e saj në mënyra, me intensitet dhe përmbajtje të ndryshme. Por në çdo rast, tirania e vendit kufizon jo thjesht lëvizjet e njerëzve, por marrëdhëniet e tyre, mobilitetin social, madje kufizon edhe proceset e të menduarit, gjykimit dhe vlerësimit. Shkurt, tirania e vendit shndërrohet në një avari afatgjatë të fabrikës së shoqërisë, në një sabotues të mendimit elitar.
3.
Prej gati dy dekadash, shoqëria shqiptare, po përjeton një proces ristrukturimi, gjatë të cilit individët dhe grupet sociale janë në kërkim të pozicionit, rolit dhe protagonizmit të tyre. Liria e mendimit dhe lëvizjes ka shkaktuar ndryshime dramatike në shoqëri. Kanë dalë nga skena klasa dhe grupe shoqërore dhe kanë zbritur në plate shtresa e individë të rinj. Janë zhdukur, ose të paktën zbehur, klasat dhe kufijtë klasorë dhe kanë lindur, fjala vjen, grupet e interesit. Kanë dalë nga skena elitat e vjetra dhe kanë hyrë elita të reja, paçka se ndonjëherë edhe si riprodhim i pjesshëm i atyre të vjetra ose frymës së tyre. Janë zhdukur ose janë drejt zhdukjes profesione dhe veprimtari punuese dhe po lindin të reja. Shkurt, shoqëria shqiptare është në një proces lëvizjeje të vrullshme dhe të pakufizueshme.
Ky mobilitet plotësohet e vazhdohet nga proceset e eksodit rural dhe urbanizimit. Njerëzit janë shpërngulur e po shpërngulen me shpejtësi drejt qyteteve dhe zonave të urbanizuara të vendit, kryesisht Tiranës dhe disa qyteteve të tjera të mëdha. Këto qytete po e ndryshojnë dita-ditës fizionominë, por edhe përmbajtjen e jetës së tyre. Ato janë bërë e po bëhen strehë për të shpërngulur të gjithfarëllojshëm: profesionistë dhe njerëz të etur për dije dhe ambiente konkurruese, malësorë në kërkim të jetës më të mirë, fshatarë të dekurajuar nga jeta në mizerje, njerëz të promovuar prej makinerive të partive, militantë që shpërblehen për shërbimet klienteliste në provinca, sipërmarrës që kërkojnë tregje, tendera me financime publike ose fuqi punëtore të lirë, aventurierë ose keqbërës që u fshihen krimeve, studentë, të rinj romantikë ose pensionistë që dëshirojnë ta ngrysin pjesën e mbetur të jetës në qytet.
Mobiliteti i këtyre prurjeve të reja bashkohet me proceset e natyrshme të zhvillimit të popullsisë vendase. Tashmë, popullsia e Tiranës mund të klasifikohet jo në dy grupe, si dikur (autoktonë dhe të ardhur) por në tre: autoktonë, të ardhur të vjetër dhe të shpërngulur të rinj. Në bazë të takatit të tyre, thënë me fjalorin e ekonomisë, fuqisë në treg, qytetarët e tri kategorive të mësipërme, kanë zgjedhur ose zgjedhin edhe vendbanimin e tyre. Duke u vendosur sipas një rregulli të pashkruar, të rregulluar në bazë të ligjësive të padukshme. Në pikun e këtyre proceseve, Tiranën mund ta përfytyrojmë të ndarë në katër rrathë. Rrethi i parë: ish-Blloku dhe rrethinat, e tani së fundi, edhe me zgjatimet e tij në periferitë e gjelbëruara, të virgjëra e luksoze, por ende të pabanuara; rrethi i dytë shtyhet pak më tej, duke përfshirë qendrën dhe periferitë e saj, ku po kristalizohen disa oaze e ku banon një pjesë e elitës, që nuk ka mundur të sistemohet dot në rrethin e parë; rrethi i tretë, që përbën ndoshta zonën më të madhe nga pikëpamja numerike, përfshin pjesën e mbetur të ish-Tiranës së fundit të viteve ‘80; rrethi i katërt përbëhet nga periferitë e reja të Tiranës, ku janë vendosur pjesa më e madhe e të shpërngulurve, ata që jetojnë në mizerjen më të të thellë dhe në kushte që shpesh përqeshen nga fshatrat e tyre të braktisur që kanë lënë pas.
4.
Mobiliteti dhe integrimi i popullsisë së katër zonave të mësipërme është një proces i ndërlikuar dhe drejtuar përgjithësisht nga dora e padukshme e tregut. Por ajo që mund të thuhet me siguri është se të katër rrathët e Tiranës, e bashkë me ta ndoshta edhe pjesa jokryeqytetase e vendit, janë nën hyqmin (lidershipin) e rrethit të parë. Këtu A, kundërshtarët dhe kolegët e tij marrin vendimet më të rëndësishme për shtetin dhe të qeverisurit. Këtu N, rivalët dhe konkurrentët e tij, aplikojnë dhe fitojnë projekte nga donatorët me të cilët ndajnë të njëjtin rreth jetese. Këtu Z. ngjiz përditë nga një synopsis për editorialet dhe komentet e tij. Këtu bëhet jeta e natës, këtu janë ndërkombëtarët që projektojnë raportet, intervistojnë njerëz, takojnë shtetarë dhe lëvizin me lap-top në baret dhe kafenetë me internet wireless. Shkurt, në rrethin e parë prej pak kilometrash katrorë, janë ngjeshur të gjitha pushtetet, formale dhe informale, që vendosin për këtë vend dhe për atë që do të ndodhë në gjithë territorin e tij. Në gjuhën e politologjisë amerikane, këtu është Washington D.C i Shqipërisë.
E ç‘të keqe ka?, mund të pyesë ndokush. Eshtë normale që vendimet do të merren nga elitat dhe që elitat do të jetojnë në Tiranë, në vendet më të preferuara, më të sigurta, më të bukura dhe më të shtrenjta të qytetit. Edhe në Shtetet e Bashkuara, vendimet merren në një hapësirë shumë të ngushtë të Washingtonit, nga Shtëpia e Bardhë në Kongres, institucione që i ndajnë nga njëri-tjetri vetëm disa lëndina të gjelbëruara. Në këtë kontekst, qenia e mendimit të elitave nën tiraninë e oazeve elitare është fakti më i natyrshëm për një shtet që jeton në demokraci. Pikërisht këtu qëndron ndryshimi. Mëkati i elitës shqiptare nuk është se jeton aty ku jeton, por te mungesa e komunikimit me pjesën tjetër të vendit. Pjesa jotiranase, edhe pse mund të jetojë në rrethin e parë të qyteteve periferike, ka po aq akses në vendimmarrjen e shtetit, sa edhe Tirana joelitare, në mos sa periferia e banuar nga të shpërngulurit. Në vend mungon një sistem funksional komunikimi midis Tiranës vendimmarrëse dhe pjesës tjetër të territorit. Kjo mungesë konstatohet në institucionet shtetërore qeverisëse, të cilat janë të kufizuara nga pjesa tjetër e vendit jo vetëm si filozofi, por edhe në burime e mekanizma institucionalë. Kjo mungesë konstatohet edhe në institucionet politike, siç janë partitë. Këtë mungesë e ndien dhe pasqyron edhe shtypi, i cili, me pak përjashtime, nuk i sjell lexuesit raporte nga jeta jotiranase. Këtë mungesë e vuan edhe shoqëria civile, studimet, projektet dhe raportet e së cilës, si kur flasin për prognozat e zhvillimit, ashtu edhe kur bëjnë fjalë për zhvillimin e blegtorisë apo ndotjen e ambientit, prodhohen në ish-Bllok.
Këtë tirani të natyrshme të sistemit, bota demokratike po e përballon me mekanizma të tjerë komunikimi dhe informacioni, siç janë ‘think-tanket‘ (fabrikat e ideve), shtypi investigues dhe raportues, sondazhet etj. Por te ne kjo nuk po ndodh ende. Fabrikat e ideve nuk prodhojnë ide, por sforcohen të argumentojnë teza liderësh. Institucionet nuk prodhojnë shifra e statistika të besueshme, por sajojnë tregues imagjinarë rritjeje. Shtypi nuk raporton e investigon, por mediton, komenton e arsyeton. Sondazhet nuk shërbejnë si barometër i opinionit, por si ilustrues të direktivave. Përfundimisht, sëmundjet prej të cilave vuan elita politike, janë bërë kronike edhe për oponentët dhe plotësuesit e saj: shtypin, shoqërinë civile dhe organizatorët e sondazheve. Dhe vendi rrezikon të drejtohet nga një lidership i izoluar dhe narcizist, i cili drejton Shqipërinë virtuale dhe jo Shqipërinë reale. Për pasojë, tirania e mendimit të qeverisësve është shndërruar në një tirani edhe për të qeverisurit. Ky është problemi.