Mëkatet e mjekësisë
Elsa Ballauri
Një i njohuri im, përpara disa javësh u ankua se i ati ende nuk kishte përmirë-sim pas operacionit që kishte bërë në gju. “Doktori më siguroi që çdo gjë do të shkonte mirë - tha ai, pavarësisht se doktori është një xhambaz i vërtetë”. Kjo puna e xhambazit më ngacmoi për ta pyetur më tej dhe i njohuri shpjegoi se kur e kishte shtruar të atin në spital, menjëherë kishte pyetur disa pacientë aty rrotull se sa kërkonte mjeku. I thanë që jepeshin 7000 lekë, kështu që ai i dha mjekut 2-fishin, 15000 L., por ishte befasuar nga përgjigja e këtij të fundit, i cili tha: “Pse, synetllëk po bëj unë?”. Operacioni pati probleme që në fillim dhe miku im, më shumë vuante idenë se duhej të përballej përsëri me xhambazët e Spitalit Ushtarak se sa me sëmundjen e të atit.…
Kjo është një nga ndodhitë e shumta dhe të zakonshme që besoj i ka hasur dhe dëgjuar çdo qytetar i Shqipërisë sonë.
Pikërisht këto ditë kur po jepen lajme të vazhdueshme mbi plagosjen e mjekut nga një pacient i zemëruar, ka një reagim normal qytetar dhe shtetëror. Apriori, pothuajse të gjithë reagojnë ashpër dhe me pasion ndaj asaj që ndodhi. Krimi ndaj bluzave të bardha arrin të duket si një sakrilegj, ndërkohë që askush s’do të dëgjojë për arsyen e vërtetë të fajtorit zemërak, i cili pret të marrë ndëshkimin.
Një mikesha ime, e cila ka muaj që po lufton në dyert e spitaleve se i vëllai është i sëmurë rëndë, është në gjendje të tregojë me hollësi se ç’ndodh me mjekët, infermierët, sanitarët. Ajo madje ka mësuar përmendësh se sa para kërkon secili prej tyre për rregullimin e thjeshtë të një shtrati, për dhënien në kohë të një medikamenti, për gjetjen e një serumi. “Me infermierët dhe sanitarët, gjendet më kollaj marrëveshja…, por mjekët, s’i kuptoj dot. Mesa duket funksionojnë sipas “mood”-it të tyre ditor dhe jo sipas kuotave të paracaktuara”, thotë ajo.
Një ditë ajo ishte e gëzuar dhe e çuditur: “Takova një infermiere që iu luta të merrte para, por nuk i pranoi ato…”.
Në këto raste fenomeni i korrupsionit shfaqet në dy forma: në atë pasive; të qytetarëve të thjeshtë që duan të shpëtojnë lëkurën nga mundimi dhe vdekja dhe për këtë arsye iu ofrojnë mjekëve para. Dhe në atë aktive; të mjekëve që i janë larguar detyrës së tyre për të shpëtuar lëkurën e qytetarit e përpiqen të mbijetojnë duke e zhvatur atë…
Asnjëherë nuk kam parë ndonjë revoltë të mjekëve kur ka pasur raste abuzimi të thjeshtë, apo ekstrem. Këta përfaqësues të një profesioni të shenjtë, këta gatizotër, mbyllin sytë përpara vuajtjes së të tjerëve dhe i hapin ato fort përpara parasë. Ky është përshkrimi i vërtetë i mjekëve shqiptarë që prej pothuajse dy dekadash. Për fat të keq, kjo është pothuajse totalisht e kundërta me atë që ndodhte përpara vitit ’91. Mesa duket në tranzicionin e egër, ata që u shkatërruan dhe u vetëshkatërruan më shumë, janë mjekët. Është shumë interesante vëmendja e të gjithëve ndaj mjekësisë kur ndodhin raste ekstreme, si Gërdeci. Ende kjo kujtohet si një “heroizëm”. Është qesharake, sepse këtu deformohet me dashje e padashje misioni i mjekut. Duket sikur mjeku mund të bëjë ç’të dojë të gjitha ditët e vitit, ama kur qëndron në krye të detyrës, duhet të çuditemi. Harrojmë, apo nuk e kemi kuptuar kurrë që profesioni i mjekut është i njëjtë me profesionin e shpëtimtarit, se ai është një Mesia që patjetër duhet të përpiqet të gjejë rrugëdaljen për të shpëtuar jetë njerëzore, dhe nëse nuk arrin ta bëjë dot këtë, duhet të vuajë bashkë me ta...
Këndvështrimi nga e shohim qëndrimin ndaj mjekëve është gjithmonë shumë i njëanshëm dhe shpesh herë i parë në aspektin e përfitimit individual. Në këtë lloj marrëdhënie, bie në sy një nga karakteristikat e shqiptarëve: “të rregulloj punën time, se ç’ndodh me tjetrin, nuk më duhet…”. Individualizmi i thellë dhe i ngushtë është një nga elementët e dëmshëm që vazhdon ta mbajë larg teorinë e bashkëpunimit dhe dobëson forcën tonë reaguese. Kur ngjarje të tilla si ajo që tregova më lart bëhen të zakonshme, patjetër do të vijë një moment që zemërata do të shpërthejë. Dhe natyrisht ajo do të shpërthejë kundër protagonistëve që e krijuan atë. Korrupsioni aktiv i mjekëve, pjesë e mbijetesës së tyre, është edhe pjesë e zemëratës së njeriut të thjeshtë që nuk ka ku e përplas kokën dhe e thyen atë, o mbi dhimbjen e vet, o mbi kokën e mjekut. Qytetari i thjeshtë nuk ka derë ku mund të trokasë dhe t’i dëgjohet ankesa. Pasi ka takuar mjekun xhambaz që i kërkon gjobën, ai kokulur troket në derën e fisit për të mbledhur paratë. Asnjë institucion shtetëror nuk ka vënë deri më sot në vëmendje interesat e qytetarëve që iu shkelen të drejtat nga mjekët. Ministrja e re e Shëndetësisë duhej të kishte filluar urgjent monitorimin e punës së mjekëve dhe të vinte përpara drejtësisë ata që e ndyjnë këtë profesion. Masat e marra deri tani janë shumë të pamjaftueshme, kur dihet që mjekët dhe punonjësit e shërbimit shëndetësor, që ende mbahen me dinjitet në profesionin e tyre, janë shumë të pakët. Nëse do të ketë struktura reale që duan ndryshimin, atëherë nuk do të ketë raste dhune të qytetarëve të lodhur. Rasti i fundit duhet t’i shërbejë Ministrisë së Shëndetësisë për të bërë analiza më të thella mbi realitetin e fenomenit të shëndetësisë dhe mbi raportin mjek-qytetar që ka arritur përmasa ekstreme të abuzimit të vet.