Sherr për lojën me domino, vritet një person, plagosen 3
07/11/2011 50-vjeçari viktimë e nervave të lojës
VLORË- Për një lojë domino disa persona janë përfshirë në një sherr masiv, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën tre të tjerë. Vrasja me armë zjarri ka tronditur qytetin e Vlorës dje rreth orës 18:15 minuta, në lagjen “Isa Boletini”, kur Rizvan Mataj, 50 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri në mes të rrugës, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar të plagosur në spital. Policia bën të ditur se disa persona kanë debatuar ashpër dhe më pas janë konfliktuar fizikisht, këtë e dëshmojnë shenjat e dhunës në trupat e të plagosurve. Ende nuk dihet nëse viktima ishte fitimtar apo humbës në këtë lojë dominosh, por dëshmitë e para flasin për nisje të sherrit pa mbaruar ende loja. Pas debatit me fjalë dhe fizik janë dëgjuar të shtëna armësh ku mbeti i vrarë në mes të rrugës një person, ndërsa u plagosën 3 personat Zaim Çelaj 33 vjeç, Arben Çelaj 42 vjeç, dhe Elidon Aliaj 27 vjeç. Mësohet se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, pasi ata kanë marrë plagë me armë jovdekjeprurëse. Mësohet paraprakisht se dje pasdite katër persona kanë qenë duke luajtur domino në një pjesë garazhi makinash dhe më pas janë grindur rreth lojës. Dyshohet se autori i vrasjes së personit mund të jetë një nga të plagosurit, ndaj policia po i mban në mbikëqyrje të lartë në spital. Efektivët po punon për zbardhjen e identitetit të personit të vrarë. Tashmë policia ka marrë në pyetje disa dëshmitarë, të cilët kanë pohuar faktin se ishin duke luajtur domino kur ndodhi vrasja.