“Unë, avokate e grave”
Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, premtoi gjatë një takimi me gratë se do të jetë avokatia e tyre në Kuvend. “Si nënë dhe si bashkëshorte u premtoj se do të jem avokatja juaj”, është shprehur Topalli gjatë takimeve të zhvilluara me gratë. Sipas saj, është e rëndësishme që gjatë këtyre takimeve i është dhënë një dimension i ri ndërgjegjësimit të gruas për përfshirjen e saj në jetën politike, në vendimmarrje dhe në shoqëri. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, po realizon një program takimesh dhe bisedash me zonjat dhe të rejat në të gjithë vendin. “Lajmotivi është vendosmëria për të ecur përpara, të gjitha së bashku për të vazhduar ndryshimin”, theksoi Topalli.