“Raporti për kandidatët për deputet është një shpifje e ulët”
25/06/2009 Jak Ndokaj reagon ndaj raportit të publikuar nga shoqata e ish-presidentit Moisiu
Deputeti i Partisë Demokristiane Jak Ndokaj e ka vlerësuar si shpifje të ulët raportin e shoqatës “Mjaft” dhe ish-presidentit Alfred Moisiu në lidhje me deputetët e padëshiruar. Në një deklaratë për shtyp Ndokaj ka shprehur keqardhje për “pozitën në të cilën ka rënë ish-presidenti”. Ndokaj përballë raporteve ka paraqitur fakte, të cilat sipas tij rrëzojnë katërçipërisht deklaratat e ish-kreut të shtetit. “Nuk dëshiroj të nis përgjigjen time kundrejt këtij raporti me përgënjeshtrimin bajat të radhës, por dëshiroj që këtij publikimi dhe amplifikimit mediatik që iu kushtua, t’i bëj një analizë të qetë dhe logjike. Bëhet fjalë për një dokument që ata e kanë paraqitur në formën e një raporti. Në këto kushte, është e padiskutueshme dhe e domosdoshme që zotërinjtë që kanë shpallur raportin duhet të na ofrojnë edhe metodologjinë e vlerësimit, duhet të na tregojnë se cilët kanë qenë parametrat që disa deputetë si ne që u shpallëm në ‘listën e zezë’ nuk i plotësonim dhe deputetët e tjerë apo kandidatët e tjerë i plotësuan”, - tha Ndokaj. Sipas tij, OJF-të në fjalë kanë shpallur një tip formulari, i cili kishte si parametër kartelën penale të kandidatit, raportet e kandidatit me institucionet e drejtësisë, aktivitetin e tij politik e social, apo dhe nivelin e arsimimit. “Deri tani unë vetëm këto kritere kam parë dhe më duken jashtëzakonisht kurajozë zotërinjtë që kanë hartuar raportin, sepse rekordet dhe të dhënat e mia janë të aksesueshme lehtësisht e nuk ka kurrfarë diskutimi që unë nuk ngelem pas në plotësimin e të gjitha këtyre kritereve të shpallura”, - theksoi Ndokaj. Më tej ai nënvizoi se gjatë gjithë jetës së tij ka kryer një aktivitet te rregullt dhe gjithnjë brenda kornizave dhe në respekt të ligjit. “Le të dalë dikush të gjejë dhe të provojë nëse vetëm për disa sekonda të jetës sime kam rezultuar ndonjëherë në veprimtari të kundërligjshme”, - tha Ndokaj.