Dilaver Laçi - zëri i dibranëve në parlamentin e ardhshëm
25/06/2009 Profil i kandidatit për deputet i partisë “Bashkimi Liberaldemokrat”
Dibra dhe dibranët e kanë bërë zgjedhjen e duhur: më 28 qershor do të votojnë për Dilaver Laçin, sepse janë të bindur se ai do të jetë zëri i tyre në parlamentin e ardhshëm. Gjenerali me karrierë të gjatë ushtarake, si ish-komandant divizioni në Bulqizë, Burrel, dhe Gjirokastër, aktualisht drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në Ministrinë e Brendshme, është mirëpritur nga zgjedhësit si kryesuesi i listës së kandidatëve të Bashkimit Liberaldemokrat në Qarkun e Dibrës. Zgjodhi dhe përqafoi alternativën liberaldemokrate pasi gjenerali i tillë ka qenë dhe është, liberaldemokrat në shpirt dhe në veprime. Për më tepër, siç shprehet vetë ai, parti “Bashkimi Liberaldemokrat” është nga partitë e qendrës së djathtë që ka qëndruar me konsekuencë në aleancë me Partinë Demokratike që nga viti 1991. “Përfaqësuesit e Bashkimit Liberaldemokrat kanë qenë përherë të pranishëm në institucionet e politikëbërjes, si Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, dhe kanë dhënë ndihmesë të dukshme e të vlerësueshme në të gjitha sukseset 20-vjeçare të koalicionit tonë të Qendrës së Djathtë dhe ka dhënë ndihmesë konkrete e të vlerësuar gjatë katër vjetve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, - shprehet zoti Dilaver Laçi. Ai vlerëson faktin se ambiciet e liberaldemokratëve dhe të tijat mbështeten në vlerat njerëzore morale, intelektuale dhe politike, si dhe në faktin që Bashkimi Liberaldemokrat, të cilin përfaqëson në këtë garë, ka qenë gjithnjë i palëkundur e qëndrestarë në koalicionin e Qendrës së Djathtë edhe në ditët më të vështira të opozitës së viteve 1997-2005.
I bindur në mbështetjen e duhur nga elektorati i Dibrës, Matit e Bulqizës për t’u mandatuar si përfaqësuesi real i tyre në legjislativin e ardhshëm, Dilaveri në të gjitha takimet e zhvilluara ka argumentuar se “në katër vjetët 2005-2009 gjërat në vendin tonë kanë ndryshuar për mirë dhe vendi njohu zhvillime të paparë, të shpejtë e të thellë, për të cilat jemi të gjithë të vetëdijshëm si qytetarë të lirë e të interesuar për t’u informuar për këto zhvillime. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, ndodhet më pranë anëtarësimit në Bashkimit Europian dhe gëzon vlerësime lartësues të shumtë ndërkombëtare pikërisht për shkak të arritjeve të saj shmëvjeçare dhe sidomos të atyre të katër vjetve të fundit në drejtimin e një qeverisjeje të koalicionit të Qendrës së Djathtë. Si një nga kuadrot e devotshëm dhe një ndër intelektualët e shquar të Dibrës, Dilaver Laçi ia doli që në më pak se një muaj fushatë elektorale t’i bindë mbështetësit e tij se “merita e ndryshimeve të katër vjetve të fundit i përket koalicionit tonë qeverisës të Qendrës së Djathtë. Pavarësisht prej prirjeve politike njerëzit mund dhe duhet të pranojnë se ato çka u premtuan në fushatën e zgjedhjeve të korrikut 2005 janë shndërruar në realitet të jetës sonë të përditshme”.
Nuk është rastësi ndofta që gjendet në garë në Qarkun e Dibrës, pasi origjina e Dilaver Laçit ndahet mes qytetit verilindor të Peshkopisë dhe Kastriotit, i mirënjohur si vendlindja e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, një trekëndësh paksa i çuditshëm, por që tek ai vetë ka bashkuar gjithë vlerat në mënyrë të harmonishme.
I rritur dhe edukuar në një mjedis familjar patriotësh, për Dilaverin ndikim të madh në këtë lloj edukimi kanë dhënë prindërit e tij. Ndryshimet e vrullshme politike nuk e gjetën të papërgatitur falë këtij edukimi familjar, që shumë shpejt ndofta në moshë e kishin mësuar të kuptonte dhe të ndiqte në mënyrë kritike gjithçka përcillej në vend. Një jetë politike, por dhe të pandarë nga karriera e krijuar ndër vite me punë mbajnë vitet e rritura të Dilaver Laçit. Ai është njeri i sfidave, i kundogjendur për zgjidhjen e halleve të dibranëve e matjanëve. Këtë e ka dëshmuar më së miri gjatë viteve të fundit, kur kushdo që i ka kërkuar ndihmë ai ka bërë të pamundurën që ta ndihmojë. Ndërkohë ai ka qenë gjithnjë i pranishëm e i dobishëm me idetë e tij në diskutimet politike e publike nëpërmjet mjeteve të ndryshme mediatike televizive ose gazetave të përditshme.
Mbi të gjitha ai ka një vizion të qartë për politikat zhvillimore në Qarkun e Dibrës, që konsistojnë në ndërtimin e infrastrukturës moderne, ku pa dyshim prioritet zë Rruga e Arbrit, te vënia në efiçencë i resurseve turistike, minierave, frutikulturës, pyjeve etj. Dilaver Laçi më shumë dhe më mirë se kushdo tjetër do të dijë të ngrejë në parlament dhe të sigurojë mbështetjen e duhur të instancave legjislative e ekzekutive në dobi të zhvillimit intensiv të Qarkut të Dibrës.
Curriculum Vitae (CV)
Dilaver Hazis Laçi
Kandidat për deputet i BLD-së në Qarkun e Dibrës
Datëlindja: 6 prill 1956, Kastriot, Dibër
Arsimi:
Ka kryer shkollën e mesme “Skënderbej”, Shkollën e Lartë të Oficerëve dhe më pas Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.
Është diplomuar në Akademinë Ushtarake të Stambollit
Përvoja në punë:
Ushtarak në rrethin Kukësit. Komandant divizioni në Bulqizë, Burrel, dhe Gjirokastër. Aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.
Autor i librit analitik “Shansi Rambuje”, botuar në vitin 2000.
Njeh mirë gjuhët e huaja anglisht dhe turqish