E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika U-17, kampione e botës

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 12:01

Mikpritësi Meksika e ka fituar Kampionatin Botëror -17 pasi e mposhti Uruguain me rezultat 2:0, në finalen e cila u mbajt në stadiumin ‘Estadio Azteca’ të Mexico Cityt, të dielën.

Meksikanët e hapën serinë e golave në minutën e 31-të përmes Antonio Briseno, i cili mori një top nga golashënuesi i turneut, Carlos Fierro.

Ndërsa, në minutën e fundit të ndeshjes, Giovani Casillas e shënoi golin e qetësisë, për t’ia dhuruar gëzimin e papërshkrueshëm ekipit të tij.

Triumfi ia solli Meksikës këtë trofe për herë të dytë në histori të saj. Herën e parë, ata e shijonin Botërorin në vitin 2005, në Peru. Meksika po ashtu e fitoi Gold Cup muajin që shkoi në nivelin e futbollit senior, duke e vazhduar periudhën e pasur të futbollit në vendin nga Amerika Veriore.

Uruguai pati rastet e veta me Elbio Alvarez, por ky ekip u befasua nga meksikanët në fund të ndeshjes, kur pas një kundërsulmi, Casillas shënoi për 2:0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›