E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder, këtë javë në Man Utd

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 09:30

Në Britaninë e Madhe nuk kanë dyshim. Wesley Sneijder do të jetë lojtar i ri i Manchester United. Sipas tabloidit Mirror, e marta mund të jetë dita vendimtare e transferimit të mesfushorit holandez të Interit në radhët e ekipit të Sir Alex Ferguson.

Menaxheri skocez, i cili po has në konkurrencën e Cityt për Samir Nasrin dhe në vendosmërinë e Tottenhamit për të mos e shitur Luka Modricin, ka vendosur t’i drejtojë të gjitha forcat kah Sneijder, i cili është kandidati numër 1 për ta zëvendësuar Paul Scholesin.

Sipas mediave britanike, Man Utd janë të gatshëm t’i ofrojnë 40 milionë euro. Duket se ky transferim do të realizohet, ngase trajneri i ri i Interit, Gasperini, nuk është i preokupuar për një largim të mundshëm të ish futbollistit të Ajaxit e Real Madridit.

Mirëpo, ‘Djajtë e Kuq’ duhet të kenë kujdes nga konkurrenca e Malagas, pronari i së cilës, Al Thani, po përpiqet me të gjitha forcat që ta sjellë Sneijderin në Spanjë. Edhe Chelsea është i interesuar për përfaqësuesin holandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›