E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmohet një specie e mistershme në thellësi të detit

http://www.youtube.com/watch?v=-E-8_wDgN7c

Specia e mistershme

Një kamerë zhytëse e komanduar në thellësi të oqeanit filmoi një qenie të mistershme.

Vendndodhja e saktë se ku u filmua specia e rrallë ende nuk është bërë publike, por edhe oqeanologët kanë preferuar anonimitetin e tyre.

Disa specialistë thuan se bëhet fjalë për një kandil deti, lloji i së cilit është i panjohur. Ndërkohë të shumtë ishin ata të cilët pohojnë se kemi të bëjmë me një placentë balene.

Edhe pse në pamje të parë, ngjashmëria e saj me një lloj të rrallë kandili, duket e logjikshme, por organet e qenies së mistershme të filmuara nuk i ngjajnë një kandili deti, kështu, misteri mbetet ende i pa zgjidhur.

Gjithashtu format gjashtëkëndore në lëkurën e kandilit, nuk ngjasojnë me ato të placentës së balenës.

Por disa oqeanologë, bëjnë fjalë se kemi të bëjmë, pa qenë të sigurt me Stygiomedusa Gigantea, një specie të rrallë kandili deti, i cili mund të arrijë deri në gjashtë metra gjatësi.

Ky lloj kandili është regjistruar vetëm 114 herë për 110-vjet. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›