E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vendi sot ka një sistem drejtësie të respektuar, depolitizuar dhe të përgjegjshëm

Share

Kryeministri Berisha, gjatë një fjalimi që ka mbajtur gjatë ditës së sotme në prag të çeljes së punimeve të Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore, ka vlerësuar lart gjyqësorin shqiptar. Sipas tij, gjyqtarët shqiptarë e kanë bërë vendin më të lirë dhe më të drejtë me vendimet e tyre.

Ju keni bërë drejtësi. Një shoqëri e lirë bazohet para së gjithash dhe mbi të gjitha në liri dhe paqe. Por liria dhe paqja kanë për garant kryesor një sistem drejtësie të konsoliduar. Paqja nuk ka të kundërt luftën , por mungesën e drejtësisë. Nuk mund të ketë shtet ligjor pa vendimet tuaja të drejta dhe zbatimin e tyre, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Sipas Berishës, gjykatësit shqiptarë janë përballur me vështirësi të shumta, por kanë bërë të mundur që vendi sot të ketë një sistem drejtësie të respektuar, depolitizuar dhe të përgjegjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›