Tritan Shehu: Emri i presidentit do zgjidhet nga Berisha
Share
Deputeti demokrat Tritan Shehu rikonfirmon qëndrimin e demokratëve për një kandidat nga radhët e selisë blu për postin e presidentit, edhe pse emrat konkrektë sipas tij do të vijnë nga lideri i koalicionit, Sali Berisha, raporton Ora News.
I pyetur nëse mazhoranca duhet ti druhet një aleance mes Edi Ramës dhe Ilir Metës përtej zgjedhjes së kreut të shtetit pas takimit mes tyre, Shehu thotë: Jo asbolutisht. Unë gjithmonë jam për takime pasi takimet janë të frytshme për politikanët.
Për deputetin demokrat për ndryshime në qeveri mund të flitet vetëm pas zgjedhjes së presidentit, pavarësisht disa pretendimeve të ardhura nga radhët e mazhorancës.