E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 81 vetë mund të kenë vdekur nga gripi i derrave

Ministri meksikan i shëndetësisë thotë se gripi i derrave mund të jetë shkaktar për vdekjen e 81 personave.

Ministri Hose Angel Cordova e bëri njoftimin mbrëmë ndërkohë që qeveria meksikane tha se do të mbyllë shkollat në kryeqytet dhe në zonat përreth deri më 6 maj.

Pas njoftimeve për raste të reja dhe të mundëshme të gripit të derrave në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi virusin një emergjencë për shëndetin publik dhe një shqetësim ndërkombëtar, me mundësinë për t'u shndrruar në epidemi botërore. 

Qendrat amerikane për Luftën dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan se zyrtarët nuk janë në gjendje ta frenojnë përhapjen e virusit.

Zyrtarët dyshojnë se 1500 meksikanë janë sëmurur nga virusi. Kryebashkiaku i Qytetit të Meksikos ka anuluar tashmë të gjitha aktivitet publike për 10 ditë dhe departamenti meksikan i shëndetësisë ka marrë kompetencë për të izoluar pacientët dhe për të inspektuar udhëtarët. 

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan tre raste të reja me këtë virus duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 11. Zyrtarët e Nju Jorkut njoftojnë ndërkaq raste të mundshme të gripit të derrave. //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›