Sot mot me alternim kthjellimesh e vranësirash
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash, të cilat do të vijnë duke u shtuar. Në zonën Veriperendimore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale.
TIRANE- Sot në vendin tonë do të jetë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të lartë, në dobësim gradual.
Masat ajrore në qarkullim do të jenë të lagështa e të ngrohta. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash, të cilat do të vijnë duke u shtuar. Në zonën Veriperendimore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale.
Era do të fryjë në drejtimin Veriperëndim - Juglindje me shpejtësi deri 9 m/sek. Valëzimi në bregdet pritet të arrijë deri në 4 ballë. Temperaturat më të ulta në zonat malore, ato të ulta dhe bregdetare do të variojnë nga 5 në 11 gradë celcius, ndërsa temperaturat më të larta do të variojnë nga 16 në 23 gradë
(s.g/ATSH/BalkanWeb)