E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini zyrtarizon panikun, pranon se s’do bashkëpunojë me hetimin (parlamentar) e s’do t’i tregojë partnerët e vet (në biznes)

Edvini e ka zyrtarizuar sot panikun e vet për hetimin parlamentar që ka nisur parlamenti, lidhur me akordimin klientelist të lejeve të ndërtimit, vetëm për një grup të ngushtë miqsh e partnerësh në biznes. Duke deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me hetuesit parlamentarë – pra se nuk do të dorëzojë dokumente, nuk do të dëshmojë e as do të pranojë verdiktin e ligjvënësve, Edvini ka nxjerrë kalecen e vet të radhës, drejtoreshën Juridike të Bashkisë, Migena Vishko, për të hedhur baltë mbi Komisionin Hetimor Parlamentar. “Pasi kemi shqyrtuar me kujdes kuadrin ligjor në fuqi, në Republikën e Shqipërisë, mbi të cilën ngrihen dhe funksionojnë komisionet hetimore parlamentare, rezulton se komisioni i ngritur me datë 23 prill, është i jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Ky komision hetimor është miratuar në kundërshtim flagrant me ligjin dhe detyrimisht nuk mund të prodhojë asnjë pasojë ligjore” deklaroi drejtoresha Juridike e Bashkisë së Tiranës Migena Vishko.


Në deklaratën e saj ajo u shpreh se “ngritja e komisionit vjen në kundërshtim të plotë me nenin 4, pika 6 të ligjit nr.8891, datë 02.05.2002 për “Organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i cili përcakton se: “Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit’. “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shprehen qartazi se parlamenti i Shqipërisë nuk mund kurrsesi të hetojë një pushtet të pavarur si pushteti lokal. Në cilësinë e Drejtorit Juridik të Bashkisë së Tiranës, pasi kam shqyrtuar me kujdes të gjitha dispozitat ligjore dhe kushtetuese, më rezulton se Komisioni Hetimor është i jashtëligjshëm, ndaj nuk mund të prodhojë asnjë pasojë ligjore” shtoi me tej Vishko.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›