PD: Duhet të jesh në psikozën e Ramës që të nxjerrësh trillime të tilla në tregun mediatik

Sot Edi Rama vuri në gojën e Bushatit serinë e re të shpifjeve dhe trillimeve të zhurmimit dhe nxirrjes së cdo lajmi pozitiv për këtë vend. Banka Botërore pak ditë më parë njoftoi se mazhoranca nxorri nga varfëria mbi 200.000 qytetarë shqiptarë ndërkohë që Bushati u thotë shqiptarëve se varfëria në qarkun e Lezhës është rritur me 31% duke harruar se pikërisht në qarkun e Lezhës, nga Fani gjer në Milot, janë investuar nga kjo Qeveri vetëm në rrugë kombëtare mbi 600 milionë Euro dhe janë punësuar në ndërtimin e tyre, direkt në rrugë dhe objekte ndihmëse, mbi 4000 qytetarë të këtij qarku i cili sipas Ramës qënka varfëruar me 31%. Por po në qarkun e Lezhës në rrugët rurale, ujësjellësat e kanalizimet janë investuar rreth 5 miliardë lekë në këto 3 vite, dhe kanë nisur punimet e investimeve private që në këtë qark shkojnë rreth 2 miliardë lekë. Duhet të jesh në psikozën e Ramës që të nxjerrësh trillime të tilla në tregun mediatik të besueshme sa ditziu i tij.
...