Burgu i Guantamos mund të mos mbyllet
Presidenti Obama pritet të ketë një pengesë të madhe përsa i përket mbylljes së burgut famëkeq të Guantanamos në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Senati amerikan pritet të votojë javën e ardhshme në një projekt-ligj që mohon çdo harxhim për të mbyllur Guantanamon apo ndërtimin e një objekti të ri në tokën amerikane.
Kongresi amerikan është duke shqyrtuar rregulla të reja për të qeverisur gjyqet ushtarake ku gjukohen të dyshuarit për terrorizëm të cilët mbahen aktualisht në Gjirin e Guantanamos, ndërsa Shtëpia e Bardhë po kërkon një vonesë prej dy muajsh për votimim e këtij ligji.
Por në burgun e Guantamos po veprohet sipas urdhërave që janë dhënë nga administrta amerikane nën supozimin se ky burg do të mbyllet në mes të janarit dhe kështu do të përmbushet afati i presidentit Obama. Ky afat u përcaktua që në ditën e parë të presidentit Obama kur ai erdhi në detyrë.
Gjatë 7 viteve të shkuara, gjatë administratës Bush burgu i Guantanamos shkaktoi debate të forta në opinionin publik pas shumë dëshmive nga ish të burgosur në këtë burg për trajtimin barbar që bëhej nga personeli i tij.