E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, Henandez pranon vrasjen e 1500 personave

Policia meksikane raporton se një drejtues i një karteli të që është arrestuar të premten, është rrëfyer dhe ka pranuar vrasjen e 1500 njerezve në veri të Chihuahua-s. Jose Antonio Acosta Hernandez, 33 vjeç, dyshohet gjithashtu për orkestirmin e sulmit ndaj një punonjëseje të konsullatës amerikane, dhe bashkëshortit të saj në Ciudad Juarez.

Zyrtarët thanë se Acosta Hernandez është një nga emrat më të rëndësishëm në kartelin e Juarez. Juarez ky është qyteti më i dhunshëm i Meksikës, me më shumë se 3000 vrasje vetëm gjatë 2010-ës. I dyshuari i cili njihet me emrin El Diego, akuzohet se është lideri i grupit kriminal La Linea, anëtarëët e së cilit, punojnë si vrasës të kontraktuar për kartelet e Juarez. Kartelet kontrollojnë disa nga destinacionet më të rëndësishme për trafikun e drogës nga Ciudad Juarez për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia beson se El Diego qëndron gjithashtu pas sulmit me bombë që shkaktoi 4 të vdekur në qytetin kufitar pak kohë më parë.

Një tjetër krim që rëndon mbi të, sipas kreut të policisë federale të Meksikës, është edhe dhënia e urdhërit për vrasjen e 15 personave, shumica e të cilëve adoleshentë, në një festë të zhvilluar në Ciudad Juares vitin e kaluar. Qeveria meksikane kishte ofruar 1,275,000 dollarë për atë që jepte informacione për të shumëkërkuarin. Që kur Presidenti Felipe Calderon ka dërguar ushtrinë për të luftuar kartelet e drogës në 2006, rreth 40 000 persona kanë humbur jetën si pasojë e rivalitetit ndërmjet bandave të drogës dhe karteleve rivale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›