Nis gjykimi i gruas së “Al Kaedës”

Drejtësia saudite ka nisur gjykimin e gruas, e cila akuzohet për përfshirje në aktivitete terroriste.
Kjo është gruaja e parë në Mbretëri që akuzohet për lidhje me Al Kaedën dhe rekrutimin e anëtarëve të rrjetit terrorist.
E dyshuara, e cila u identifikua në media vetëm si “Gruaja e Al Kaedës”, besohet të jetë 45 vjeçe dhe të jetë arrestuar vitin e kaluar.
Me kërkesën e familjes së saj, gjyqi do të zhvillohet në formë private dhe pa praninë e mediave.