E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të dhunshme në Bari të Italisë, 35 të plagosur

Bari është përfshirë nga protesta të grupeve të ndryshme të emigrantëve, të cilët kërkojnë përshpejtimin e procedurave për lejet e qëndrimeve. Në këtë protestë emigrantët ishin të armatosur dhe janë përleshur me forcat e policisë.
 

E përditshmja italiane "La Stampa" raporton se 20 policë dhe 15 emigrantë janë të plagosur.
 

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur shumë forca të policisë italiane të cilët po mundohen që të qetësojnë turmat e emigrantëve, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur kombësia e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›