E Diel, 1 Nëntor 2026

Lampeduza, gjenden 25 kufoma në një anije

25 kufoma janë gjetur në bordin e një anijeje, ku gjendeshin rreth 271 emigrantë. Mjeti lundrues është shpëtuar mbrëmjen e së dielës nga rojet bregdetare dhe gjatë mëngjesit të së hënës, arriti në rreth një milje nga lampeduza. Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i përgjitshëm i kapitenerisë së portit, sipas së cilit, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së personave. Trupat e viktimave, të gjtihë meshkuj, shumica e të cilëve , të rinj, u gjetën në pjesën e poshtme te anijes, dhe ka të ngjarë të kenë vdekur si pasojë e asfiksisë. Varka ishte e gjatë rreth 15 metra dhe gjatë orëve të mbremjes së djeshme kishte dhënë alarmin duke kërkuar ndihmë. Menjëherë në vendin ku ndodhej anija, mbërriten dy motovedeta të rojes bregdetare, dhe një nga Guardia di Finanza, që e shoqëruan anijen duke e transportuar për në port. Anija procedonte shume ngadalë shkruajnë mediat e italiane, dhe mëngjesin e së hënës ka paraqitur edhe disa defekte, kur gjendej rreth një milje larg lampeduzës. Për këtë arsye emigrantët janë evakuuar , por personeli i kapitenerisë së porti, bëri zbulimin makabër, 25 trupa të pajetë. Prejardhja dhe origjina e emigrantëve ende nuk eshtë saktësuar, por në bord ndodheshin 271 persona, prej të cilëve 36 ishin gra dhe 21 fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›