E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia dënon dhunën në Siri

Turqia ka dënuar ashpër dhunën e fundit në Siri, në të cilën kanë mbetur të vdekur rreth 140 persona.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davotoglu tha se autoritetet turke janë tronditur thellë nga operacionet në Hama dhe qytete të tjera të Sirisë.

“Një fillim i tillë i Ramazanit, kur ne ishim në pritje të zbatimit të reformave të premtaura, është i papranueshëm. Ne e dënojmë sulmin. Ne të gjithë dëshirojmë të shohim fundin e operacioneve ushtarake në Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ne dëshirojmë një të ardhme paqësore për sirianët”, tha Davotoglu.
Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se forcat ushtarake kanë sulmuar ne tanke protestuesit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›