Meksikë, gazetarët në protestë për rritjen e masave të sigurisë
Gazetarët në Meksikë kanë protestuar duke i kërkuar qeverisë të rrisë masat e sigurisë. Protesta u organizua në kryeqytet dhe në të morën pjesë më shumë se 750 gazetarë të cilët thanë se janë vazhdimisht nën kërcënim nga bandat e drogës, kriminelët, por edhe policët dhe ushtarët e lidhur me ta.
Gazetarët mbanin në dorë banera me emrat e 76 kolegëve të tyre, 64 prej të cilëve janë vrarë dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur që prej vitit 2001.
"Kemi paguar një cmim të lartë për të kryer punën tonë dhe ne kërkojmë që qeveria të na sigurojë jetën. është bërë e rrezikshme të dalësh në rrugë me kamera apo edhe me bllok, pasi menjëherë kthehesh në shënjestër,' tha një prej protestuesve.
"Shpresojmë që qeveria ta kuptojë se ne kemi ardhur të kërkojmë në paqe të drejtat tona, kjo përgjegjësi i takon shtetit," tha një tjetër.
Gazetarët thanë se qeveria e Meksikës duhet ta kuptojë rëndësinë e një demokracie, ku qytetarët mund të shijojnë lirinë e shtypi dh te mendimit të lirë.
Protestuesit vendosën para selisë së qeverisë banerin me emrat e gazetarëve të vrarë.