Ndërpriten kërkimet për trupat e "Air France"

Forcat ajrore braziliane dhe marina ndërpreu kërkimet për viktima të tjera në avionit "Air France, fluturimi 447", i cili u rrëzua në Atlantik më 1 qershor me 228 pasagjerë në bord. Deri më sot, grupet e kërkimit kanë zbuluar 51 trupa si dhe 600 pjesë nga rrënojat e avionit "Airbus A 330". Nënkoloneli i Forcave Ajrore, Henry Munhoz tha se ushtria e kishte të pamundur gjetjen e trupave të tjerë dhe rrënojave në zonën e kërkimit disa ditë pas aksidentit. "Edhe pse ne kishim dëshirë të rekuperonim të 228 personat, ne kemi ndërgjegje të plotë se kemi bërë më të mirën e mundshme, që marina dhe forcat ajrore kanë bërë. Dhe ne i përfundojmë operacionet me 51 trupa të rekuperuar", tha Munoz në një konferencë për shtyp në Recife. Shkaku i rrëzimit të avionit mbetet i panjohur dhe ende nuk ka gjurmë të kutive të zeza të avionit.
Munhoz tha gjithashtu se ishte i pamundur gjetja e trupave të tjerë në zonën e kërkimit, "Është e pamundur për të gjetur më shumë trupa apo mbetje në zonën e kërkimit", tha ai. Moti dhe distanca nga brigjet i kanë vështirësuar pëprjekjet e grupeve të kërkimit që nga fillimi i punës dhe zyrtarët thonë se do të jetë e vështirë për të gjetur kutitë e zeza.
Zyrtarët franceze nuk kanë dhën ende asnjë deklaratë nëse ata janë duke i dhënë fund përpjekjeve kërkuese. Anijet e Flotës detare Franceze do të mbeten në zonë në kërkim të sinjaleve që mund të vijnë nga kutitë e zeza.