Buka e prere e demshme
Shoqata e Bukëpjekësve dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë ngritur një shqetësim të përbashkët për mënyrën e tregtimit të bukës. Sipas tyre, prerja dhe ambalazhimi në qese plastike e bën këtë produkt të dëmshëm për shëndetin. Shoqata e Bukëpjekësve ngriti në të njëten kohë si shqetësim tregtimin e bukës nga dyqanet ushqimore. Duke pretenduar mungesë të kushteve higjenosanitare ata kërkuan që buka të tregtohet vetëm në furra apo dyqane të posaçme. Mungesa e specialistëve për prodhimin e bukës ishte një tjetër problem që sipas tyre kërkon zgjidhje.