Melodrama e një miqësoreje
Melodrama viktimiste nuk ka fund. Zakonisht melodrama është një formë terapie kolektive për të teatralizuar sa më shumë ngjarjet dhe shpesh shërben për t’i kapërcyer ato nëpërmjet një fiction-i skenik, që shpesh herë janë rezultat e një mungese komunizmi.Akti i parë: njerëzia u shpejtua të deklaronte se “black’out” elektrik në stadiumin “Panajot Pano” gjatë ndeshjes Brasil-Maminas ishte një anti-reklamë për vendin, se dritat përfaqësojnë njohurinë. Kurse sipas alter-egos së Edi Ramës, Edi Shalsi “qeveria” ka qimen e derrit për fatkeqësitë. Si gjithmonë ai që është i sharë të shan me libër protokolli. Mallkimi paska qenë i dyfishtë se gjeneratori ishte zhdukur në drejtim të paditur, kurse drejtori i stadiumit Perikli Dhales deklaron se impianti nuk ka angazhuar dhe nuk ka asnjë brejtës të aftë për të djegur transformatorin.Ndërkaq me siguri kësaj radhe gazetat e “Rio de Janeiro” do të nxijnë imazhin e Shqipërisë duke na kompleksuar me fjalët: jeni si “baraket e favelas” të Europës. Në stadiumet e Europës diskutohet nëse është e udhës të ndalojnë ndeshjet se ka shumë racizëm, dhunë dhe politikë, kurse ne merremi me një fikje dritash në një ndeshje miqësore. Për mendimin tim diktatorial duhet venë “ligji i luftës” pas orës shtatë, mjaft të mos dalin debilët të na thonë se “imazhi i Shqipërisë prishet nga një ndeshje miqësore futbolli”.Për kronikë realiste nuk është se ishte aq miqësore, pasi një lojtar i Real Madridit (flasim për kampionë të kalibri të Kristano Ronaldo e Rikardo Kaka) për të ardhur në 90 minuta në Tiranë paguhet 100 mijë euro. Një lojtar i Erseka football club (për shembull: Kukaj, Semina, Hoti, Babaj) për 100 mijë euro janë të gatshëm të luajnë për net të tera në terr, madje edhe me një këmbë, pasi i dimë mirë se si paguhen lojtarët në Superligën shqiptare. Natyrisht një ndeshje futbolli ka peripecitë e veta, dhe “ikja e dritave” është një peripeci. Por që të thuash se imazhi i Shqipërisë u prish pse ikën dritat, me duket pak e tepërt, madje qesharake. Kur kemi pasur vite që ikte rryma elektrike, dhe askush nuk mori alarmin brenda natës të cilësonte skandale që prishnin imazhin e mrekullueshëm që kishte Shqipëria pas shembjes së komunizmit. Pak gjynah të vjen kur prishen terë ato para për të kënaqur tifozin shqiptar me një ndeshje “Galácticos ”dhe nuk ke një reklamë ndërkombëtare pozitive..Tek e fundit edhe mediet shqiptare janë tej mase hipokrite në atë çfarë transmetojnë, madje disa prej tyre duan vetëm lajme “sensacionale”; por nuk shikojnë sesi është gjendja e futbollit në Shqipëri, sesi trajtohet në përgjithësi sporti: lojtarët, trajnerët, presidentët, donatorët, shikuesit dhe teleshikuesit, se si janë gjendjet e fushave në Shqipëri. Nëse do ta konsiderojmë futbollin si lojë, duhen dy ekipe për të luajtur dhe për të zbavitur sportdashësit, duke edukuar në “fair play”. Ndërsa sot loja e futbollit në përgjithësi nuk ka më shpirt, është bërë industri, një makinë i që prodhon lek dhe famë, është “spektakolizuar në kufijtë e arsyes. Megjithëse në Iran apo Afganistan stadiumi përdoret me drita dhe pa drita për të linçuar dhe varur njerëz, dhe nuk u prishet “imazhi ndërkombëtar”, kurse sensazionalizmi nacionalist preket për ndalimin disaminutash të një ndeshje miqësore. Me fjalë të tjera është sikur të të vijë miku në shtëpi, ndërkaq në bisedë e sipër të ikin dritat dhe ky nuk qëndron për darkë pasi nuk ka rrymë. Kurse rasti jonë është rasti i komshiut rrethepërqark (media të gjerë) që interesohet për imazhin e fshatit në sytë e fshatit global.Mirëpo e vërteta është një tjetër, imazhi ynë është në rezolutën që do të miratohet në fund të janarit në Strasburg. Pra ç’ka mendon Europa për Shqipërinë është shprehur në institucione të rëndësishme ndërkombëtare, si për shembull Asambleja parlamentare e KE-së, ku të gjithë faktorët evropianë, si në Tiranë ashtu edhe në Bruksel, kanë muaj që vijojnë në refrenin se “bojkoti nuk është iu mirë për vendin. Se duhet dialog mes palëve në parlament, për të bërë reformat e mëdha integruese”....