E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas “black-out” vjen kujtesa se jemi qetësuar herët për mungesën e armiqve

Një ngjarje e pazakontë ndodhi natën e 20 Janarit në stadiumin që do të luhej ndeshja miqësore e futbollit ndërmjet skuadrës me famë botërore “Real i Madridit” dhe “Gramozit” të Ersekës për trofeun “Taçi Oil”. Pikërisht sapo do fillonte pjesa e dytë e ndeshjes, dritat ikën. Me të vertetë ishte një skandal. Tifozët e shumtë të Realit dhe të tjerë dashamirës të futbollit, njerëz që kërkonin të kontribuonin në solidaritetin për përmbytjen në ultësirën veriperëndimore që kishin mbushur shkallët e stadiumit por edhe mbarë opinioni që ndiqte ndeshjën, mbetën të indinjuar. Mbetet për t’u falenderuar ekipi i “Realit”, që megjithë kohën e kufizuar pritën me këmbëngulje në dhomat e zhveshjes për më tepër se një orë për të zhvilluar edhe pjesën e dytë të ndeshjes. A thua me të vertetë “ishte një mi që shkaktoi defektin në sistemin elektrik të stadiumit”? Ishte një mi, apo ishte “një njeri mi”, kjo mbetet për t’u parë. Si ishte e mundur që pikërisht më pak se dy orë nga propozimet publike për t’i ndryshuar emrin e stadiumit të Tiranës nga “Qemal Stafa”, duke i vënë emrin e lëgjendës së futbollit shqiptar “Panajot Pano”, stadiumi mbeti në errësirë.Me të vertetë shqiptarët kanë qenë mjaft të mërzitur për një gjysmë shekulli diktaturë nga një shtet monist që prodhonte vazhdimisht “armiq” imagjinarë në mënyrë për të çoroditur popullin, që ta kishte më të lehtë sundimin. Dhe në këto 20 vite të postkomunizmit, shteti në Shqipëri është larguar sa ka qenë e mundur edhe në rastet e qëllimshme të veprimtarisë kundër shtetit, në konceptin e veprimtarisë terroriste komuniste. Duke hequr një paralele me shtetin fqinj Greqinë, nuk janë të pakta rastet e terrorizmit dhe të atentateve të grupeve të ashtuquajtura “ekstremiste majtiste”që shkaktojnë probleme serioze në atë vend. Në komunikatat e policisë thuhet se aksionet terroriste ishin kryer nga këto organizata me bazë komuniste. Edhe në rastin e Tragjedisë së Gërdecit, e menjëhershëm ka qenë edhe deklarata e ish-Komandantit të NATO-s në luftën e Kosovës të vitit 1999, se “ka shumë mundësi që ky është një akt i pastër terrorist”. Por deklaratat e gjeneralit me eksperiencë botërore ranë në veshin e shurdhër të prokurorisë dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së shtetit. Dhe me të vertetë është mjaft dyshues fakti se si u bë i mundur që u gjend i gatshëm kameramani të filmonte për sekonda flakën e shpërthimit. Po ku u gjend momenti që shpërthimi të ndodhte pikërisht në kohën kur punëtorët ishin në orarin e pushimit të drekës? Në këtë kontekst kërkoj të theksoj se për sa kohë ish-sigurimsat e regjimit komunist janë ulur këmbëkryq kudo në administratën dhe institucionet e shtetit dhe përbëjnë elitën e të majtës ish-komuniste, demokracia në Shqipëri mbetet seriozisht e kërcënuar. Nuk është e mundur që për sa kohë në organet e Ministrisë së Brendshme shërbejnë akoma deri edhe ish-Kryetarët e Degëve të Punëve të Brendshme, të funksionojë mbrojtja e shtetit dhe e qetësisë publike. Nuk është e mundur që për sa kohë në shërbimin informativ të shërbejnë akoma ish-operativët e sigurimit dhe punonjësit e ish-“drejtorisë së parë të sigurimit komunist”, Shqipëria të jetë e patrazuar në rrugën e vështirë të demokracisë. Sigurisht sot nuk është e mundur kur Shqipëria është anëtare e NATO-s, që falangat e ish-Sigurimit të aktivizojnë potencialet e tyre kundër demokracisë ashtu si në vitn 1997 që përmbysën qeverinë demokratike dhe i vunë flakën Shqipërisë por sidoqoftë janë mjaft aktive për sa kohë lugati komunist endet akoma nëpër Europë dhe kudo nëpër botë që t’i bëjë gjëmën demokracisë.Një analist i njerit prej TV të Tiranës, natën e 20 Janarit duke transmetuar direkt nga stadiumi njoftonte me ngazëllim se “agjencitë prestigjioze të lajmeve po njoftojnë se Shqipëria është akoma një vend i territ dhe vazhdonte më tej se kështu ndodh kur drejtor i stadiumit emërohet një militant partie”. Duke vazhduar më tej me hipokrizi dashakeqe, analisti theksonte se “në këtë mënyrë imazhi i Shqipërisë është dëmtuar shumë në arenën ndërkombëtare”. Me të vertetë ishte ky edhe qëllimi i autorëve që e ideuan dhe e realizuan këtë akt monstruoz. Mendoj se nuk kishte vendim më të drejtë se të emëroje drejtor të stadiumit një ish-futbollist të talentuar si z.Dhales që kishte eksperiencën e duhur të organizimit dhe menaxhimit të ndeshjeve sportive. Por në këtë rast ndoshta ishte e pamundur të ndaloheshin “minjtë” e ish-sigurimit komunist të lëndonin kabllot e elektrikut që sillnin dritat në stadium. Dhe në këtë pikë ndoshta miku im Dhales ishte i pafuqishëm. Për një gjysmë shekulli diktaturë, Qemal Stafa ka qenë simboli i komunizmit në Shqipëri. Pa hyrë në faktet se e vrau apo jo vet Enver Hoxha me 5 Maj 1942 Qemal Stafën, e vërteta është se për të mbuluar këtë krim të shëmtuar për pushtet, Qemali për komunistët mbetet simboli i ideologjisë së tyre. Edhe Partia Socialiste ka formuar një të ashtuquajtur fondacion me emrin e tij. Emrin e Qemalit mbajnë sot edhe shumë rrugë e shkolla në të katër anët e Shqipërisë. Edhe dita e dëshmorëve të Atdheut që nga koha e regjimit komunist daton me përvjetorin e vrasjes së Qemal Stafës. Prandaj komunistët këtë vendim të qeverisë nuk mundet ta kalonin pa “e ndëshkuar” në stilin e tyre revolucionar marksist-leninist dhe të guerrileve komuniste.Në këto vite të Shqipërisë post-komuniste, qëllimshëm apo në mënyrë të gabuar veprimtaria kriminale kundër demokracisë e ish-sigurimsave të regjimit komunist dhe e pinjojve të tyre të brezit të dytë është injoruar nga strukturat e shtetit. Injorimi për t’u zbatuar i rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE për dënimin e krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit, është një element tjetër që i jep hapësirë strukturave të ish-sigurimit me të gjithë veprimtarinë e tyre kriminale kundër demokracisë.Nuk është për t’u çuditur se edhe mediat afër të majtës ish-komuniste në Shqipëri të bëjnë një propagandë të shfrenuar kundër dënimit të krimeve të komunizmit nga strukturat e shtetit. Një gazetë e tyre hapte serialin e titujve të parë me siglën “komunizmi, një kapitull i mbyllur”. Mendimi se tanimë Shqipëria nuk ka armiq në përpjekjet e veta reformuese është një mendim mjaft i gabuar. I qëllimshëm apo i paqëllimshëm, në varësi të rrethanave. Komunizmi dhe terrorizmi kanë një emërues të përbashkët, luftën kundër demokracisë dhe qytetërimit.              ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›