Mema rizgjidhet kryetar i qarkut Basha ne kryesine e keshillit
Perfaqesuesi i opozites Partia Socialiste e Vertete 1991 Enver Reci zgjidhet ne Kryesine e Keshillit te Qarkut te Tiranes. Reci do te jete i vetmi perfaqesues i opozites ne kete strukture te qarkut. Kryetar i keshillit te qarkut eshte zgjedhur serish Tahsim Mema. Ai mori 73 vota pro 3 abstenim dhe 1 vote kunder. Mema eshte njohur edhe si nje nga njerezit pro Presidentit te vendit Bamir Topi gjate kohes qe kreu i shtetit para se te zgjidhej ishte nenkryetar i PD-se. Nenkryetar i keshillit u zgjodh Korab Lita me 65 vota pro dhe 2 abstenim. Lita ka mbajtur postin e sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Qarkut te Tiranes. Kryesia eshte zgjedhur sipas njoftimit zyrtar me 64 vota pro dhe 2 kunder. Kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha i Rrogozhines Ndricim Dushku i Kamzes Xhelal Mziu dhe i Vores Fiqiri Ismaili si dhe kryekomunari i Farkes Fatbardh Plaku jane anetare te Kryesise se Keshillit. Te gjithe jane te zgjedhurit e PD-se dhe te aleateve te saj me 8 maj. Anetare e tjere te Keshillit Bashkiak te Tiranes Ferdinand Poni dhe Njazi Kosovrasti te PD-se Shezai Rrokaj i LSI-se dhe Enver Reci i PSV 91. Bashkia e Tiranes ne njoftimin per shtyp e cileson si unik faktin qe ne kete keshill bejne pjese perfaqesues te dy koalicioneve te medha politike Aleanca per Qytetarin dhe Aleanca per te Ardhmen por qe ne fakt asnje perfaqesues nga partia kryesore e koalicionit te opozites Partia Socialiste nuk eshte prezent ne kryesine e keshillit te qarkut. Reci i PSV 91 eshte i vetmi anetar i kesaj partie ne keshillin bashkiak te metropolit shqiptar ne nje kohe qe PS-ja ka 25 keshilltare. Socialistet nuk pranuan te merrnin pjese ne votimin e bere ne konstituimin e Bashkise se Tiranes per anetaret e keshillit te qarkut. Vendimi i PS-se ishte qe e gjithe opozita te mos merrte pjese ne kete proces votimi por qe nuk u zbatua vetem nga keshilltari i PSV 91 Reci. Mund te thuhet me plot goje se PS-ja nuk do te kete perfaqesues te saj ne keshillin e qarkut. Kryetari i bashkise Lulzim Basha i cili ka thirrur mbledhjen e konstituimit dhe te zgjedhjes se dy drejtuesve te keshillit te qarkut ne fjalen e tij u shpreh se ju siguroj per angazhimin tim te plote dhe kerkoj angazhimin tuaj per nje bashkepunim sa me te frytshem gjate kesaj mbledhjeje ne sherbim te interesave te qytetareve te qarkut tone te cilet na kane zgjedhur mbi te gjitha jo per ngjyrat politike qe perfaqesojme ose qe perfaqesuam gjate fushates por per nje sherbim sa me te mire sa me te shpejte efikas dinjitoz ndaj interesave te tyre te perditshme por dhe interesave te tyre afatgjata. Basha kerkoi bashkepunimin e perfaqesuesve te keshillit te qarkut per te siguruar ate qe meritojne banoret e qarkut me te rendesishem te Shqiperise.
faredo qe gjithsecili prej te zgjedhurve vendore te arrije te beje vec e vec vetem duke punuar se bashku mund te cojme perpara projektet ambicioze vizionin largpames per te cilin jemi perkushtuar para zgjedhesve tane me 8 maj. Tirana e madhe ky koncept ky vizion i cili ngerthen ne vetvete shtrirjen e bulevardeve te zhvillimit ekonomik shoqeror turistik mjedisor por dhe bulevardeve fizike infrastruktures se re transportit publik me mjete moderne do te jete e pamundur nese ajo nuk do te ndodhet ne shpirtin mendjen dhe punen e perditshme te keshillit te qarkut tha Basha para anetareve te qarkut.