E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Qeveria te ndaloje kthimin nga Greqia

Kerkesa

Partia  Drejtesi Integrim dhe Unitet i beri dje thirrje jo vetem qeverise shqiptare por edhe Bashkimit Europian qe te ndikonin ne moslejimin e perseritjes se rasteve te kthimit te qytetareve shqiptare te lindur ne ameri ne kufirin grek. Kjo deklarate u be dje nga Sali Bajo anetar i kryesise se PDIU-se ne Durres person i cili pak dite me pare nuk u lejua te kalonte ne vendin fqinj Greqi vetem per faktin se kishte te shenuar ne pasaporte vendlindjen Margellic te amerise. Bajo theksoi se ai nuk u lejua te shkonte ne Greqi per kete shkak ndersa bashke-udhetaret e tij nuk e paten kete problem. Ne emer te PDIU-se Bajo theksoi se shteti shqiptar duhet te veproje ashtu sic i takon nje shteti modern per mbrojtjen e te drejtave te qytetareve te vete. Tashme eshte detyre e Bashkimit Evropian dhe e te gjithe miqve te Shqiperise te nderhyjne perpara se kjo sjellje te marri permasa te paparashikueshme qe do te detyrojne PDIU-ne shoqaten ameria ta marrin ne doren e tyre situaten dhe kunderpergjigjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›