E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani fundoset nga Apolonia në fundin e tabelës

Fier - Apolonia e Fierit arriti të fitojë 3-1 në ndeshjen direkte për mbijetësë ndaj Partizanit të vendit të fundit. Të kuqtë kanë kontestuar ashpër gjyqtarin e takimit, ndërkombëtarin Albano Janku. Trajneri i Parizanit, Shpëtim Duro, në emisionin Skaner Kampionat e cilësoi Jankun si një mjeshtër të vërtetë manipulimi. Kontestimi më i madh erdhi pasi Janku nxorri me të kuq portierin Shehi, kur rezultati ishte 2-1 në favor të fierakëve.

Partizani arriti të shënonte i pari që në minutrën e dytë me anë të Malotës, duke sjellë një pështjellim në radhët e bardhejeshilëve të Apolonisë. Megjithatë fierakët arrijnë të barazojnë në minutën e 20’ me anë të Brkiçit, dhe në minutën e 60’ do të gjenin për herë të parë avantazhin me të përhershmin Klodian Asllani. Pas daljes më të kuq të Shehit, djemtë e Duros humbën qartësinë, dhe në minutën e parë shtesë të takimit Dhrami do të përfitonte nga një gabim i portierit për të çuar në tre shifrat për ekipin e tij.

Me këtë fitore Apolonia bën një frymëmarrje të thellë, duke kaluar në kuotën e 15 pikëve në vendin e dhjetë. Për Partizanin ndoshta ky është fundvitimë i keq në historinë e tij, pasi në këto 16 javë skuadra e kuqe arriti të grumbullojë vetëm 10 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›