Vllaznia shkëputet me +7 pikë nga Tirana
Ballsh - Vllaznia e Shkodrës arriti të marrë një tjetër fitore, këta radhë me Bylisin e Ballshit 2-1. Shkodranët janë treguar më të saktë në këtë takim, duke arritur të kalojnë dy herë në avantazh me Sinanin dhe një autogol të Kapajt. Reagimi i ballshiotëve erdhi vetëm në minutën e 87’ me anë të Kabores.
Ndeshja është luajtur me Fair Play nga të dyja skuadrat, duke mos patur asnjë kontestim ndaj gjyqtarit Hoxha nga Lezha. Vllaznia përfiton edhe nga humbja e Tiranës në Vlorë me Flamurtarin për t’u shkëputur 7 pikë nga vendi i dytë që mbahet pikërisht nga verdheblutë. Shkodranët do të shkojnë të qetë në pushimet e fundvitit për të pritur në tempullin e tyre, “Loro Boriçi”, Dinamon kampione në ndeshjen e parë të vitit 2009.
Kuqeblutë arritën të merrnin në 16 javët e para plot 34 pikë, me një golavorazh prej 25 golash të shënuar dhe 13 të pësuar. Ndërsa Bylisi e mbylli këtë vit në vendin e nëntë me 17 pikë.