E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memaliaj fiton në miqësoren me të rinjtë e Luftëtarit

Nga ROLAND SULI

Pas një periudhe dy javore të përgatitjeve për sezonin e ri, Memaliaj ka zhvilluar miqësoren e parë. Përballë tyre ka qenë skuadra U19 e Luftëtarit. Memaliotët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 5-0. Golat janë shënuar nga  Kalemi (2), Çela,  Sako dhe një autogol. Pjesa e parë përfundoi 3-0, ndërkohë që trajneri Zhupa hodhi në fushë që nga minuta e parë këta lojtarë: Mustafaj, Arapin, Duraj, Hima, Çela, Hysesani, Mirani, Mema, Lika, Sako, Kalemi. U aktivizuan: Goxhaj, Metko, B. Shehu, Lala, Kuçaj, Gjonça, A. Shehu. Drejtuesit e klubit kanë menduar të hyjnë në merkato për afrimin e 3-4 futbollistëve. Dy prej të cilëve nga ajo që mësohet, do të vijnë në formë huazimi nga Luftëtari, ndërsa lojtari tjetër, që mendohet të afrohet mund të jetë një sulmues nga kryeqyteti. Duket se sezoni i ri për memaljotët do të jetë ndryshe, ku edhe financat, sipas shefit të klubit janë të garantuara për një mbarëvajtje normale të kampionatit të ri në këtë aspekt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›