E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelena fillon stërvitjen, trajneri Selimi kërkon ngjitjen në të Parën

Nga THOMA QIRJAZI

Tepelena nën drejtimin e trajnerit Ilir Selimi ka zbritur ne fushën e stadiumit Sabaudin Shehu për fillimin e fazës përgatitore në prag të startit të sezonit të ri. Grupi i futbollistëve ka qenë i plotë dhe vihej re prezenca e shumë prej atyre, të cilët u aktivizuan vitin e kaluar me këtë skuadër, siç janë: Sako, Jakupi, Gaba dhe Xhafa. Trajneri Ilir Selimi shprehet i kënaqur për këtë grumbullim, duke u shprehur: Prej katër ditësh kemi filluam procesin stërvitor. Janë afruar tre futbollistë nga Luftëtari dhe priten akoma edhe 2 3 të tjerë po nga ky ekip. Objektivi ynë është ngjitja  në Kategorinë e Parë. Kemi marrë garanci financiare nga kryebashkiaku  i qytetit z. Termet Peçi, i cili është njëkohësisht edhe president i klubit. Është menduar që faza përgatitore të kryhet në kushte komode, si të stërvitjes ashtu edhe të trajtimit ushqimor, pa harruar edhe përvetësimin e bazës materiale. Gjatë këtyre ditëve do të kryhen dy seanca stërvitore në ditë, për të kapur kështu ritmin e duhur, pasi e kemi filluar grumbullimin me vonesë dhe duhet kohë që lojtarët të arrijnë në formën e tyre optimale. Stafi ynë teknik po punon për të seleksionuar edhe lojtarë të tjerë, që do të jenë pjesë e ekipit për vitin e ardhshëm,-përfundon trajneri i Tepelenës, Ilir Selimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›