E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama të lejojë deputetët e PS të votojnë ligjet

TIRANE- Pas deklaratave të kryesocialistit Rama, se PS do të paraqitet me një axhendë specifike në Kuvend, me qëllim që mos të lejojë qeverinë t’i ikë përgjegjësive të saj, vjen edhe reagimi i PD. Sipas zëdhënëses Albana Mustafaraj, Rama nuk ka asnjë argument për të penguar deputetët e PS të votojnë ligjet e Kuvendit.

“Ligjet kanë mbi 2 vjet që nuk votohen. Shqiptarët e dinë se bllokim i amendamenteve që rekomandohen nga OSBE bëhet me qëllimin e vetëm për të mos lejuar që Shqipëria të mos marrë anëtarësimin në BE”, tha Mustafaraj.

Në emër të PD-së ajo ftoi liderin e opozitës të lejojë deputetët e PS të votojnë ligjet.

“Rama të mos vazhdojë bllokimin e parlamentit,t’i lejojë deputetët të votojnë ligjet”, tha Mustafaraj më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›