Toka e investitorit të huaj nuk preket!
Makthit të investitorëve të huaj duket se po i vjen fundi. Për vite të tëra shumë projekte investimesh janë ndërprerë për shkak të konfliktit me pronën, ku palë të ndryshme pretendonin për autorësinë. Tani, me ligjin e ri që pritet të miratohet në qeveri, edhe në rast padish për pretendim prone, investimi i huaj do të vijojë, ndërsa për zgjidhjen e çështjes gjyqësore do të merret Avokatura e Shtetit. Pothuajse në të gjitha raportet ndërkombëtare, studimet e institucioneve financiare, e deri në rang krerësh shteti të huaj, kanë vënë në dukje problemin e tokës në Shqipëri. Sipas ekspertëve të qeverisë, investimet e huaja do të ishin disa herë më të mëdha në rast se problemet me tokat do të ishin zgjidhur shumë kohë më parë. I ndodhur mes ankesave të shumta, kryeministri Sali Berisha urdhëroi një muaj më parë Ministrin e Drejtësisë për ndryshimin e ligjit "Për mbrojtjen e investimeve", hartuar që në 1992-n. Gazeta "Shqip" disponon të plotë përmbajtjen e projektligjit, i cili pritet të kalohet brenda vitit në Këshill të Ministrave.
Ndryshimet
Ligji për mbrojtjen e investimeve të huaja është ndryshuar kryesisht në nenin 8 të tij, duke u shtuar tre pika, të cilat sqarojnë procedurën që duhet ndjekur në rastet kur ka proces gjyqësor apo padi. "Në rast të paraqitjes se një padie sipas pikës 4 të këtij neni, gjykata nuk urdhëron ndërprerjen apo pezullimin e investimit të huaj, si masë e sigurimit të padisë për shkak se ekzekutimi i vendimit përfundimtar gjyqësor nuk bëhet i pamundur ose i vështirë", thuhet në pikën 5 të nenit 8. Pikërisht, ky paragraf i jep imunitet investitorit që të mos preket nga proceset gjyqësore apo paditë ndaj tij, në rastet kur persona të ndryshëm pretendojnë se janë pronarë të truallit apo objektit. Megjithatë, një tjetër pikë e ligjit sqaron edhe procedurën që duhet ndjekur në rast se investitori humb gjyqin. "Avokatura e Shtetit njofton menjëherë organin shtetëror kompetent për shpronësimin, për të filluar menjëherë procedurën e shpronësimit", pra, qeveria shpronëson pronarët e truallit, ndërsa investitori i huaj vijon normalisht punën.
Situata aktuale
Ministri i Drejtësisë pranon faktin, se gjatë praktikës, janë vënë re pengesa në ushtrimin e veprimtarisë së investitorëve të huaj, në zonat dhe trojet, të cilat janë objekt çështjes gjyqësore për zgjidhjen e pronësisë. Një prej pengesave është hapja e çështjeve gjyqësore nga personat privatë, që kanë pretendime mbi të drejta reale për pasurinë e paluajtshme, objekt i investimit të huaj. Në disa raste, në kuadër të sigurimit të padisë është urdhëruar pezullimi ose ndërprerja e investimit, masë e cila ka vazhduar për disa vite rresht deri në përfundim të procesit gjyqësore.