Ultimatumi i vendorëve të PS, çfarë do të ndodhë më 5 dhjetor
Më datë 5 dhjetor përfundon afati i apelit të krerëve vendorë socialistë. Po atë ditë, drejtuesit e kësaj proteste do të bëjnë të ditur strategjinë e tyre të mëtejshme, deklarojnë se deri më tani nuk ka asnjë sinjal nga ana e Kryeministrit Berisha për plotësimin e kërkesave të tyre.
Edhe pse është përfolur mjaft për një protestë të madhe të krerëve vendorë, drejtuesit të saj bëjnë të ditur se nuk është marrë ende një vendim i tillë, ndërsa deputeti socialist, Eduart Shalsi, sqaroi se në datën 5 dhjetor përfundon afati i apelit dhe po atë ditë do të mbahet një qëndrim në lidhje me mungesën e reagimit nga ana e Kryeministrit. Një javë më parë u përfol se në datën 5 dhjetor PS do të shfrytëzojë protestën e vendorëve për të përvijuar protestat për kutitë, por PS ka sqaruar më vonë se janë dy gjëra të ndryshme.
"Nuk ka asnjë vendim. Por mblidhen krerët dhe vendosin. Ndërsa nuk jam në dijeni që Kryeministri të ketë reaguar ndaj kërkesave tona", u shpreh dje për gazetën "Shqip", Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit. Ndërsa deputeti socialist, Shalsi sqaroi se data pesë dhjetor është vetëm një mbarim i afatit të apelit dhe po atë ditë do të ketë një qëndrim nga ana e vendorëve për hapat e mëtejshëm. Nga ana tjetër, sipas paralajmërimeve dhe sinjaleve të dhëna, vendorët socialistë kërcënojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të pezullojnë për një kohë të shkurtër shërbimet e bashkive, mandej është lënë i nënkuptuar edhe bojkoti. Gjatë protestës së 20 nëntorit është përfolur gjatë për mosbindjen civile, por ideja mbetet vetëm e tillë dhe asnjë zyrtar i selisë rozë nuk e ka pohuar. Kreu i PS-së, Edi Rama, është shprehur se ka një keqkuptim dhe s‘ka asnjë të vërtetë në këtë debat. Në datën 15 nëntor vendorët e opozitës kërkuan nëpërmjet një apeli, i cili u nënshkrua para Kryeministrisë anulimin e amendamentit për taksat vendore, anulimin e vendimit që i konsideron bizneset e vogla si të mëdha, aplikimin e taksave të ndara, kompensimin e të ardhurave nga përgjysmimi arbitrar i taksave të biznesit dhe dhënien fund të praktikës së granteve për nevojat e funksioneve vendore. Të gjitha këto vendime, sipas tyre, shkelin autonominë vendore ndaj qeveria duhet të tërhiqet sa më parë. Pak kohë më parë, deputeti i PS-së, Eduart Shalsi, zbardhi një pjesë të strategjisë së vendorëve të opozitës.
"Ky Kryeministër do të cenojë pushtetin vendor, atëherë krerët e bashkive do të shkojnë në masa ekstreme. Paralajmërojmë pezullimin për një kohë të shkurtër të shërbimeve. Por, po vazhdoi me arbitraritet të mëtejshëm pa u konsultuar me vendorët, atëherë do të reagojmë fort me masa e qëndrime mjaft radikale", është shprehur Shalsi.