Presidenti i Kastriotit, Zhilli, jep dorëheqjen

- Presidenti i Kastriotit, Shkëlzen Zhilli dha sot dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës krutane, edhe pse skuadra e ardhur një sezon më parë nga Kategoria e Parë ia doli të mbijetojë në Superligë. Burime pranë ish-presidentit Zhilli, pohuan se motivet e dorëheqjes janë krejt personale.
"Është e vërtet që më dhëmb shpirti kur deklaroj një gjë të tillë, pasi nuk kam harxhuar pak, kam përjetuar emocione të vazhdueshme në cdo takim dhe njëkohësisht jam ndjerë i lumtur kur kam fituar dhe i hidhëruar edhe kur kam fituar, të gjitha këto pjesë e lojës më popullore sic është futbolli. Jam krenarë për punën që kam bërë, por edhe sfidat që kam përballuar gjatë kampionatit, kur jam detyruar të ndërroj dy herë trajnerët, por jam gjendur i braktisur njëherazi nga disa futbollistë", tha Zhilli pwr mediat.
"Jam i detyruar të largohem me kokën lartë, pasi kam mundur të rikthej pas disa vitesh ekipin e Kastriotit në Superligë, duke përballuar edhe një kampionat të vështirë në Superligë dhe duke garantuar përfundimisht që edhe për vitin tjetër do të vazhdoje të debutoje në Supërligë midis ekipeve më të mira të vëndit tonë".
Dy javë para përfundimit të Kampionatit të 68-të Kombëtar, Kastrioti renditet në vendin e 9 me 34 pikë. Gjatë këtij sezoni skuadra krutane u drejtua nga trajnerët Ramazan Ndreu (i rikthyer në drejtim) dhe Petrit Haxhiaj (i vetëdorëhequr). Zhilli është i pari president i Superligës që jep dorëheqjen.