Rees-Duka, paraprin miqësoren Uells-Shqipëri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të niset, më datë 15 prill në Kardif të Uellsit, ku së bashku me pesë anëtarët e tjerë të sektorit të skuadrave përfaqësuese në UEFA, do të bëjnë relacionin përfundimtar në lidhje me dy kandidaturat për organizimin e Kampionatit Europian të vitit 2012. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i FSHF-së, Lysjen Nurishmi.
Në garë për organizimin e Euro 2012 janë Italia dhe Polonia me Ukrainën.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Uellsit, presidenti Duka do të bisedojë në një takim të vecantë, më datë 16 prill, edhe homologun e tij, Peter Rees, ku në fokus do të jetë edhe miqësorja e Uellsit me Shqipërinë, takim që mund të zhvillohet në Kardif, më 23 maj 2007.
Federata e Futbollit e Uellsit është federata e tretë më e vjetër në botë dhe është themeluar në vitin 1876. Kampionati uellsian cuditërisht ka një numër tek ekipesh, 17.