E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallku – Curri, mbërrijnë ftesat anti-Maqedoni

Albania-sport - Dy legjionarët shqiptarë të Vorskla Poltavës në kampionatin ukrainas, Debatik Curri dhe Armend Dallku kanë marrë ftesat zyrtare për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në miqësoren kundër Maqedonisë. Lajmin e kanë bërë të ditur sitet ukrainase, që pohojnë edhe faktin tjetër se klubi i Vorsklës nuk e ka pritur mirë që brenda një kohe të shkurtër, dy nga lojtarët e tij kryesorë të bëjnë kilometra të tëra, fillimisht për të shkuar në grumbullimin e Antalias (në data jo të lira të FIFA-s), dhe pak ditë pas rikthimit të tyre në Ukrainë të grumbullohen për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë, që e konsiderojnë të rregullt. Mediat ukrainase pohojonë rolin e madh dhe sjelljen prej xhentëlmeni të trajnerit të Shqipërisë, Oto Baric, në lejimin e dy futbollistëve në për t'u bashkuar më skuadrën. Futbollistët do të luajnë në miqësoren Vorskla Poltava me ekipin rus "Siberia", ndeshje që do të luhet më 28 janar 2007 në një nga fushat pranë hotelit "Blue Ëater", ndeshje që do të gjykohet nga një "brigadë" gjytarësh bjellorusë.
Me Vorskla Poltava është bashkuar edhe një tjetër shqiptar, Ahmet Jonuzi, për të cilin trajneri Viktor Nosov ka phuar se ka potencial, por se ka ende nevojë për kohë për të nxjerrë konkluzionet e duhura se ai është i nevojshëm për skuadrën ukrainase.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›